• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sërish ftesë Bashës: Mos refuzo dialogun, cakto vetë vendin dhe orën

by Java News
14/04/2017 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama i ka bërë sërish ftesë publikë liderit të opozitës, Lulzim Basha për t’u ulur në tryezën e dialogut. Shefi i qeverisë i ka bërë apel Bashës që të mos mbajë vendin peng të kësaj krizë artificiale, të krijuar nga vetë PD. Rama dhe se po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë, pasi opozita po kundërshton dialogun.

“Po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Opozita reale kundërshton dialogun. Kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë artificialë, ku populli nuk është pjesë. Është opozita që kundërshton dialogun, jo qeveria.  Nuk ka ndodhur kurrë që qeveria të lutët për dialog dhe opozita të refuzojë dhe sabotojë cdo përpjekje të qeverisë. Kam kërkuar me këmbëngulje dialog. Sot unë jam përsëri këtu për dialog, me nëvojën për tu ulur në tryezë pa kushtë. Edhe pse kërkesat e opozitës janë të padëgjuara, prapë se prapë kam pranuar të ulëm të bisedoj, pa vënë kushtë për orën, vendin, formatin, me media, pa media, sipas dëshirës së Lulzim Bashës. I bëj publikisht thirrje arsyes së Lulzim Bashës, mos na turpëro dukë sulmuar miqtë që u duan të mirën këtij vendi. Mos e ngatërro luftën për pushtet në luftën për të mirën e popullit. Cakto njerëz të tjerë, tako vendin dhe orën që ke dëshirë. Vetëm mos u vono dhe mos na vono. Nuk më intereson farë fati i PD, por i shqiptarëve. Duhet të na interesojnë qetësia dhe siguria e këtij vendi.”, tha Rama.

Madje Rama tha se ia besoi tryezën e dialogut dhe Presidentit Nishani, pavarësisht rezervave që ka ai për këtë të fundit.

““E kam treguar gatishmërinë për nismën e presidentit për dialog, dhe pavarësisht për rezervat e mëdha që kam për qëndrimet Presidentin Nishani kur vendi kishte nevojë për paanshmërinë e tij, por pavarësisht vullnetit të mirë të Nishanit, Basha sërish nuk vjen”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se kriza artificiale e PD, ka ndikim negativ për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi bllokon vettingun dhe rrezikon çeljen e negociatave.

“Pozicionimi i PD, i papranueshëm dhe i pakuptueshëm. Kjo krizë artificiale bllokon vettingun dhe rrezikon hapjen e negociatave. Një parti e madhe është bërë qesharake në sytë e botës, duke rrezkuar të na bëjë qesharakë si komb. Kjo krizë artificiale ka ndikim negativ për Shqipërinë. Kjo krizë artificiale, dekurajon investitorë, nxit paligjshmërinën dhe kriminalitetin, duke kërcënuar më destabilizim të mundshëm dhe kthim pas të Shqipërisë.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se është i vendosur që të mos tolerojë asnjë shkelje kushtetuese dhe se nuk do të lejojë që populli sovran të merret peng

“Tolerancë zero ndaj çdo shkelje kushtetuese. Nuk do të tolerojmë asnjë kthim prapa, pa ligj, pa shtet, pa rregull. Nuk do të lojmë që populli sovran të merret peng”, tha Rama

Në fund të fjalës së tij, kryeministri deklaroi prerazi se nuk do të lejojë që populli të merret peng. Ai tha se Basha nuk do të ndalojë kurrë as zhvillimin e zgjedhjeve dhe as nuk do të rrezoje qeverine derisa te vendose populli me vote.

“Harroje se do e marrësh peng, popullin, drejtësinë dhe shtetin. Zgjedhjet nuk ke për ti ndaluar kurrë dhe as qeverinë nuk ke për ta rrëzuar kurrë, derisa të vendosë populli me votë. Po pres Lulzim, mos na turpëro të gjithëve se po na qesh e gjithë bota. Asnjë rrugë që shmang dialogun nuk e çon opozitën në drejtimin e duhur”, tha Rama.

I pyetur nga gazetaret mbi nje kercenim te mundshem te liderit te PD, Rama tha “Nuk ka patur asnjë skenar për të eliminuar liderin e opozitës“/javanews.al

c.a

Next Post
Shqiptari kapet me 4.8 kg heroinë të pastër në Greqi

Shqiptari kapet me 4.8 kg heroinë të pastër në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

October 30, 2026
Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

October 30, 2026
BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

October 30, 2026
Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

October 30, 2026
“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

October 30, 2026
Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

October 30, 2026
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: Nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote, por do ketë zgjedhje te reja

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

October 30, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

October 30, 2026
BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina

BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In