• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Serbia e Shqipëria, si Franca e Gjermania pas Luftës

by
26/05/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur rreth 24 orë nga vizita e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në vendin tonë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën serbe Danas.

Rama tha se shpreson që Shqipëria e Serbia të jenë në Ballkan, ashtu si Franca dhe Gjermania në Europë.

“Ne presim thellim të bashkëpunimit me Serbinë dhe që së bashku të ecim në rrugën e paqes dhe të integrimit evropian, me besimin se Shqipëria dhe Serbia, populli shqiptar e serb, të mund të bëjnë për Ballkanin sot atë që Franca dhe Gjermania, francezët dhe gjermanët bënë për Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh kryeministri Rama.

Vuçiç pritet të mbërrijë nesër në Tiranë.  Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri dhe do të pritet me të gjitha nderimet që përcakton protokolli shtetëror.

Çka nënkupton se, siç u ngrit flamuri shqiptar në pallatin “Serbia” dhe u këndua himni shqiptar, kur Rama vizitoi Beogradin më 10 nëntor, edhe në Tiranë nesër do të këndohet himni serb dhe do të ngrihet flamuri serb.

“Kjo vizitë ka një domethënie të vecantë, është një indikator i vendosmërisë tonë për të ecur përpara në rrugën që nisëm në Berlin, gushtin e kaluar, nën lidershipin vizionar për Ballkanin të kancelares gjermane Angela Merkel” tha Rama.

Next Post

Kisha greke: Zgjohuni kundër shqiptarëve, janë mosmirënjohës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com