• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

by A R
01/06/2023 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të BE-së dhe të SHBA-së.

Në një lidhje direkte për emsionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama shprehet se Kosova duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme dhe serbët të kthehen në institucione.

Edi Rama: Qëndrimi ynë është shumë i qartë sepse e kemi shprehur. Kjo është një situatë e rrezikshme dhe e panevojshme. Nuk më takon mua të nxjerr përgjegjësit, sot jam kthyer nga Moldavia ku kanë qenë të gjithë liderët e një sërë vendesh dhe qëndrimi unik i të gjithë liderëve të BE është qëndrim i njëjtë me atë të SHBA, që kjo situatë është e papranueshme, e pajustifukueshme, serbët duhet të kthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të menjëhershme. Fokusi i të dy palëve nuk duhet të jetë që nga kjo përplasje të dëmtohet ushtarët e KFOR-it, por të mbyllin marrëveshjen. Unë nuk jam këtu për të dhënë leksione për Albinin, ai është kryeministri i zgjedhur i Kosovës, ka përgjegjësinë e plotë për vendimet që merr.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se në takimin me Presidentin serb, Vuçiç, kanë diskutuar mbi domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione.

Blendi Fevziu: Çfarë keni biseduar me Vuçiçin?

Edi Rama: Domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione. Braktisja e zgjedhjeve nga serbët, një gjë e pamenduar, emocionale dhe ka krijuar një vakum, pasojë është ajo që ka ndodhur. Të dy palët duhet të bëjnë një hap dhe duhet ta bëjnë shpejt, jo vetëm sipas meje, por sipas të gjithëve. Të mbarojë ky spektakël policish, ushtrish. Di një gjë të sigurtë që kjo që po ndodh, po e lëndon rëndë Kosovën në sytë e botës demokratike dhe kjo nuk është e drejtë të ndodhë. Kosova ka qenë në të drejtën e vet për të bërë zgjedhjet, ka qenë në të drejtën e vet që të mos lejojë vakumin, por këtu hyjmë në një fazë tjetër, në momentin që kjo kthehet në arsye për konflikt, duhet zgjidhja. Serbët të kthehen në institucione dhe jeta të vazhdojë normalisht.

/a.r

Next Post
Egnatia shkruan historinë, mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë!

Egnatia shkruan historinë, mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

February 25, 2026
Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In