• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: S’do të lejojmë më investime që shkatërrojnë mjedisin

by
28/07/2015 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të lejohet më lidhja e kontratave me asnjë investitor që me ndërtimin e hidrocentraleve apo shfrytëzimin minerar shkatërron mjedisin në vendin tonë. Ishte kryeministri Edi Rama i cili në një tryezë me investitorët bëri të qartë se qeveria do të ndalojë çdo lloj investimi që bëhet në zonat e mbrojtura, kryesisht në sektorin energjetik dhe atë minerar.

Por, propozimi i shumicës qeverisëse për ndryshimin e ligjit nuk do të prekë ata investitorë të cilët i kanë zhvilluar projektet e tyre ose që janë në proces, edhe pse këto leje janë dhënë në zona të mbrojtura mjedisore. Rama tha se nuk do të lejojë sakrifikimin e të ardhmes së brezave përballë babëzisë për investime.

“Qeveria është angazhuar për të rivendosur rendin ligjor në këtë terren ku ka ende shumë për të bërë. Dy momente me rëndësi themelore që janë adresuar në këtë periudhë kanë pasur të bëjnë me minierat dhe me HEC-et për të krijuar një ekuilibër sa më të natyrshëm mes nevojës së pandalshme për zhvillim dhe që ky zhvillim të mos cënojë të ardhmen e vendit dhe të mos ndodhë në kurriz të gjeneratave të tjera. Në vitet e shkuara kemi pasur një zhvillim të paqëndrueshëm ku të drejtat e zhvillimit janë dhënë pa hesap dhe pa drejtuar mekanizmat e domosdoshëm për të monitoruar detyrimet që burojnë nga këto të drejta. Ka disa shembuj shumë domethënës lidhur me faktin se shumë kompani që kanë operuar në sektorin e minierave dhe ndërtimin e HEC-eve vazhdojnë t’i kenë detyrime të rënda shoqërisë dhe një pjesë e tyre për vite të tëra as nuk kanë denjuar të paguajnë garancinë e rehabilimit. Në të shkuarën batërdia e korrupsionit dhe e këtij modeli zhvillimi ka sjellë një numër të drejtash apo lejesh të dhëna për HEC-e ndër të cilat 113 janë drejtpërdrejtë në zona të mbrojtura, të caktuara ligjërisht si zona të paprekshme nga rrugët e zhvillimit, 42 janë në prodhim, 23 janë në proces, 48 të tjera nuk kanë filluar punë dhe nuk do të fillojnë, pasi në projektligjin që propozohet për të rishikuar lejet e dhëna do të ndalohet ndërtimi i HEC-eve apo çdo lloj tjetër aktiviteti në zonat e mbrojtura”,  u shpreh Rama.

Next Post

Rita Ora kapet "mat" me kanabis (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In