• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Rusia zero investime në Shqipëri, ato të Kinës të papërfillshme. Turqia është partner strategjik

by A R
11/04/2022 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, kryeministri Edi Rama tha se palët e treta kanë ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi Rusinë dhe Kinën dhe tha se kjo bën që aktivizimi i BE-së të jetë më intensiv.

Megjithatë, Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie të posaçme me Rusinë dhe Kinën. Niveli i investimeve të Rusisë në Shqipëri është zero, tha Rama, ndërsa shtoi se ato të Kinës janë minimale dhe të papërfillshme. Sa i përket Turqisë, kryeministri tha se është partner strategjik dhe personalisht e sheh këtë vend si një valvul të rëndësishme sigurie për të gjithë Europën.

“Sa i përket aktorëve apo palëve të treta me ndikim në Ballkanin Perëndimor unë do të thosha që nuk janë njësoj dhe nuk duhet të kemi shqetësime nga ndikimi i vendeve të treta në të njëjtën mënyrë. Sigurisht që ndikimi i Rusisë në rajonin tonë përbën një problem, për më tepër në kushtet e sotme, çka e bën shumë më të nevojshme aktivizimin më intensiv të BE dhe përpjekjen nga ana e Be për t’i afruar shumë më pranë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor pa përjashtim, ndërkohë që Kina është një vend që ka synimin e vet të deklaruar në të gjithë Europën, më saktë ish-Europën Lindore. Ka edhe një format special të Kinës të quajtur 17+1 me të gjitha vendet ish-komunistet që është një projekt investimesh. Shqipëria nuk ka ndonjë marrëdhënie të posaçme as me njërën dhe as me tjetrën dhe niveli i investimeve të Rusisë në Shqipëri është zero, ai i Kinës minimal i papërfillshëm me të tjerat. Sa i përket Turqisë, Turqia nuk është aktor i tretë, është partner strategjik i Shqipërisë dhe në këndvështrimin tim, Turqia është një valvul e rëndësishme sigurie për gjithë Europën. Me vendet e Gjirit kemi marrëdhënie miqësore prej shumë e shumë vitesh. I kultivojmë ato. Nuk shohim asgjë tjetër përveçse miqve dhe sigurisht janë të mirëpritur në Shqipëri për të bërë investimet e tyre. Prezenca e tyre në vendin tonë dhe në përgjithësi është shumë më e ulët se sa ndonjëherë stërzmadhohet nëpër artikuj dhe vëzhgime sensacionale të medias”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut pritet nga Veliaj: Mburremi me Tiranën!

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut pritet nga Veliaj: Mburremi me Tiranën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In