• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Respektoj demokratët e thjeshtë, por PD luan teatrin e virgjëreshave. Çadra s’do i mbrojë dot nga Vettingu

by Java News
19/02/2017 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komunikimin e Javës, kryeministri ja ka kushtuar protestës së opozitës përballë kryeministrisë, duke thënë se asnjë pjesëtar i qeverisë nuk kërkon që zgjedhjet të mos jenë të lira dhe të ndershme, por përkundrazi, si kushdo, edhe Rama, kërkon që zgjedhjet të jenë të një stadnarti të lartë.

Kryeministri ka shprehur vlerësim dhe respekt për demokratët e thjeshtë që kanë qëndruar në protestë, por sipas tij, ata që i kanë thirrur aty, problemin e kanë tek Vettingu dhe Reforma në Drejtësi, që sipas Ramës është kthyer në një fantazëm në ëndrrat e drejtuesve të PD-së.

Sipas kryeministrit, ata që protestojnë nën çadër duan dhe kërkojnë reformën në drejtësi, por jo ata që i thirrën qytetarët nën çadër, duhet ta kuptojnë se nuk do të mund të mbrohen nga Vettingu.

“Udhëheqësim e kësaj proteste kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet dhe në qeverisjen e tyre shqipëria ka humbur shumë kohë, ka bërë pak progres… edhe vetë ata e dinë që njerësit sot kanë probleme e halle sa të duash, por e kuptojnë dhe e vlerësojnë se ka një qeveri që po përpiqet të bëjë shtet. Ata e shohin dita ditës se reformat po presin fije korrupsioni për zullumqarët që janë mësuar ta shohin vendin si shesh për të bërë përshesh.

Reforma dhe vettingu janë shprehja më kuptim plotë e këtij vullneit për të bërë shtet dhe njëkohësisht janë fantazma më kërcënuese e gjumit të atyre që për 25 vjet e kthyen drejtësinë në një mjet për të sunduar vendin. Politikanët nuk do të munden më të vijojnë me teatrin e virgjëreshave që akuzojnë njëra tjetrën përditë për imoralitet….

SHBA dhe BE e mbështesin dhe do ta garantojmë këtë reformë. Ata që erdhën dje në bulevard e duan reformë në drejtësi dhe vettingun njësoj sic i duan ato unë e shumë të tjerë. Ndërsa ata që i thirrën në protestë nuk duan as reformën e vettingu, e cila do të heqë nga pallati i drejtësisë gjyqtarët që ruajnë kapakët e puseve të mbyllura të  zullumeve të tyre.”-tha Rama./java/a.k

 

Next Post
Sarandë, bariu bie nga shkëmbi, por…

Sarandë, bariu bie nga shkëmbi, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In