• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama replikon sërish me Voltana Ademin: Ja ke këput gjumit njësoj si Luli!

by Java News
08/04/2017 17:33
Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, duke pare ambientet e stadiumin Loro Borici, i cili do te inagurohet me ndeshjen miqesore Shqiperi-Marok, e cila do te luhet pas disa oresh ne stadiumin Loro Borici ne qytetin e Shkodres.
31 Gusht 2016/r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and Shkodra's Mayor Voltana Ademi inspects works on the stadium "Loro Borici", which will be inaugurated with the friendly match Albania vs Morocco, which will be played in the stadium "Loro Borici" in Shkodra some hours later.

Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, duke pare ambientet e stadiumin Loro Borici, i cili do te inagurohet me ndeshjen miqesore Shqiperi-Marok, e cila do te luhet pas disa oresh ne stadiumin Loro Borici ne qytetin e Shkodres. 31 Gusht 2016/r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and Shkodra's Mayor Voltana Ademi inspects works on the stadium "Loro Borici", which will be inaugurated with the friendly match Albania vs Morocco, which will be played in the stadium "Loro Borici" in Shkodra some hours later.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi kane pasur nje shkembim replikash ne distance sot per gjendjen e qytetit te Shkodres per shkak te investimeve te munguara sipas kryeministrit.

Ai ka publikuar një foto nga Ura e Bunës e prishur, teksa po udhëtonte për në qytetin e Shkodrës ku do të takohej me votuesit për herë të parë. Por ka marre nje pergjigje nga Voltana e cila i tha se “është pronë e Kodhelit”. Por ja ku vjen edhe reagimi i Rames:

PERGJIGJA E RAMES:

SHËNIMI I DITËS

Ja ç’paska postuar sot kryebashkiakja e Shkodrës, pas postimit tim për Urën e Bunës:

Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundërshtar politik. Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.

Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi dërguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto! Nëse ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje! Faleminderit qe ekziston edi rama!

Ja edhe një përgjigje e mundshme imja për zonjën kryetare:

Voltana, ti në Bashkinë e Shkodrës nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bëri Lulëzimi në Bashkinë e Tiranës, dmth vetëm fle, dhe në jetë nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bën Lulëzimi në çadër, dmth flet po nuk mban përgjegjësi për çfarë thua! Po njësoj si Lulëzimi, ti i jep shumë rëndësi vetes duke menduar se unë jam kundërshtari yt😀

Por në fakt unë jam thjesht kundërshtari i dembelëve që u punon gjuha jo truri, i parazitëve që u punon goja jo zemra, i karagjozëve që u punon djallëzia jo qytetaria. Nuk e di nëse ti hyn në këto kategori, që kanë populluar politikën shqiptare prej çerekshekulli e këtej, sepse realisht, s’të kam parë ndonjëherë me këtë sy. Por di me siguri që mes Shkodrës e teje, ka po aq lidhje sa ç’kishte mes Lulëzimit e Tiranës.

Kështu që kur ti flet, për si nuk e shkatërroi dot komunizmi Shkodrën, mua thjesht më vjen keq për si po katandiset Shkodra, teksa ti fle dhe sheh ëndrra sikur unë jam kundërshtari yt, meqë ti qenke antikomuniste😂

Ndërkohë unë i shkreti thjesht mundohem të të zgjoj nga gjumi, sa herë flas për Shkodrën, sepse më dhimbset Shkodra, jo se dua të hakmerrem për ëndrrat e tua të rehatshme. Po që të mos e zgjas se do jesh duke fjetur, fatmirësisht kam shahit disa kolege të tutë, demokratë që nuk ngjajnë as me Lulëzimin as me ty, nga Tropoja në Përmet! Ata mund të të dëshmojnë, se mua më mjaftojnë projektet dhe pasioni për qytetin, për të bashkëpunuar me bashkitë pa dallim, e për ta çuar erën e Rilindjes Urbane nga lart në Veri deri poshtë në Jug😀

Po ti fli, fli e mos e vrit mendjen hiç që Shkodra nuk është repart ushtarak e Ura e Bunës është simbol i qytetit jo aset i ushtrisë😂 Dhe ashtu në gjumë më jep si gjithmonë përgjigjen “antikomuniste” të radhës, vetëm aman të keqen, kujdes, fjalen konkuro mos e shkruaj me dy “rr” se kuptohet që je duke gërrhitur✌

E meqë ra fjala po këto plehrat nën Urën e Bunës kush i ka, ushtria apo policia?#VajmedetpërShkodrën🙄

ura e bunes

 

Next Post
Pse nuk mund ta kemi më parlamentin e vitit 1992?!

Basha dhe Rama keni të drejtë, por pse ikin shqiptarët nga vendi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In