• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama replikon me Tabakun në Kuvend: Ku i ke gjetur shifrat? Inflacioni në Shqipëri, sa gjysma e vendeve të rajonit

by A R
09/06/2022 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza e çmimeve ka bërë që Parlamenti të përfshihet nga një debat lidhur mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur akuzave të deputetes demokrate Jorida Tabaku, tha se inflacioni në Shqipëri është sa gjysma e të gjitha vendeve të rajonit.

“Duke qenë se unë s’kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, unë nuk hyj dot te debati juaj me ministren e Financave. Duke qenë se ju flisni me shifra, unë do isha mirënjohëse nëse do të më orientonit se ku i keni gjetur shifrat e INSTAT-it. Dhe sipas INSTAT, inflacioni në Shqipëri është rritur 6.2%, në Serbi 9.6%  në Maqedoninë e Veriut 10.5%, në Kosovë 11.2%, në Mal të Zi 11.2%, në Bosnje-Hercegovinë 13%. Ky është Prilli. A ka vallë ndonjë arsye pse Shqipëria të jetë thuajse sa gjysma e të gjithë vendeve të rajonit? Me siguri ka arsye. Mbase ka më shumë arsye se sa ato që duke u përpjekur të mësoj unë mund të them këtu, por së paku janë dy arsye të rëndësishme”.

Dhe kjo, sipas Ramës, vjen si pasojë e dy nismave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

“E para fakti që vetëm në Shqipëri çmimi i energjisë vazhdon mbahet aty ku ishte përpara se sa të shfaqeshin simptomat e krizës. Ndërkohë që kudo tjetër energjia po bën reprezalje mbi ekonominë. Sot nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni. Dhe e dyta, rritja e prodhimit vendas. Sepse nuk e kemi importuar të gjithë masën e normës së inflacionit nga vendet e tjera, edhe për shkak të zëvendësimit. Vetëm për eksportet me Serbinë dhe me Maqedoninë e Veriut kemi një rritje shumë domethënëse, thuajse dyfish në aspektin e fondeve”.

/a.r

Next Post
Rama: E vërtetë që kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon, por…

Rama: E vërtetë që kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

November 3, 2026
Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin?

November 3, 2026
Xhaka “tërbon” tifozët e Arsenalit: Me kalimin te Leverkusen bëra dy hapa përpara

Pezullimi pas skandalit me certifikatat e COVID-it, Zvicra ndryshon qëndrim për kapitenin Granit Xhaka! Shqiptari grumbullohet me “Helvetët”

November 3, 2026
Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, tarifa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

TVSH-ja rritet nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi!

November 3, 2026
Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

November 3, 2026
Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

November 3, 2026
Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

November 3, 2026
Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In