Pak pas reagimit studentor, ku theksohej se nuk do të kishte negociata me Kryeministrin, ku i fundit ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Përmes Twitter, Edi Rama shkruan se nuk po kërkon negociata, por dialog. Sipas shefit të qeverisë opozita po pret t’i nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve.
Ai gjithashtu shtron pyetjen, mos vallë dikush me megafon në dorë po bën telefonin e prishur.
“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata.
Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart.
Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?” – shkruan Edi Rama në Twitter.
Pas ftesës për një dialog nesër në orën 11:00, Lëvizja për Universitetin e cilësoi kryeministrin si përçarës. Në deklaratën për shtyp, studentët u shprehën se nuk do të ketë asnjë komunikim dhe se Rama po shigjeton pedagogët si të korruptuar, duke iu shmangu përgjegjësisë.
/javanews/a.rada