• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Reforma në shëndetësi u kurseu qytetarëve 70 mln $, nuk tërhiqemi pavarësisht kostove

by Lorenc Vangjeli
05/02/2016 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar takimet në bazë në kuadër të zgjedhjes së strukturave në bazë dhe anëtarësimeve të reja.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama i’u përgjigj akuzave të opozitës për abuzime dhe korrupsion në sektorin e shëndetësisë.

“Shërbimi te mjeku i familjes është falas. Reforma në shëndetësi ka ulur çmin e ilaçeve me 30%. Kjo rezultat i qeverisjes së Partisë Socialiste. Sot kemi zgjeruar listën e ilaçeve të rimbursueshme, duke kursyer 70 milion dollarë, që qytetarët i kanë në xhepat e tyre jo më për të blerë ilaçe”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh i vendosur se Qeveria e tij nuk do të tërhiqet nga reformat pavarësisht kostove politike. Sipas Ramës, Partia Socialiste ka treguar se është e vetmja forcë që mund të bëjë shtet.

“Nuk kemi kohë për të humbur, dhe nuk ngurojmë për çuarjen para të reformave, dhe t’i trembemi kostos së tyre. Pasi Shqipëria nëse do t’i kishte ndërmarrë këto reforma 15, 10 apo 5 vite më parë sot do të flisnim për gjëra të tjera. Kemi arritur në pikën ku duhet të themi që jemi në drejtimin e duhur dhe në çdo aspekt po avancojmë, diku me shpëjt dhe diku më ngadalë. Diku me rezultate që janë të prekshme dhe diku ende jo. Nuk ka dyshim që PS edhe njëherë tjetër në historinë e këtyre të 20 e kusur viteve po tregon se është fuqia e vetme që mund të bëjë shtet në këtë vend. Ndaj i uroj mirëseardhjen vajzave dhe djemve që i janë bashkuar Partisë Socialiste”, tha  më tej Rama.

Në takimin me socialistët e qarkut të Beratit, Rama deklaroi se procesi i hapjes së partisë, i shërben përafrimit të saj me shoqërinë shqiptare. Rama u ndal edhe tek disa probleme të hasura te organizatat socialiste që sipas tij po marrin zgjidhje gjatë këtij procesi.

“Hapja e partisë nuk është qëllim në vetvete, por shtysë për të përafruar sa më shumë partinë me shoqërinë, dhe për ta bërë një pasqyrë të shoqërisë. Një shoqërie të larmishme dhe jo njësoj në çdo komunitet. Në këtë proces kemi parë edhe shumë probleme të trashëguara të cilat i kemi futur në rrugën e zgjidhjes. Problemin e organizatave me fiktivitet, problemin e organizatave te një familje apo një fis, poblemin e organizatave të marra peng vite e vite të tëra në emër të së kaluarës, probleme të organizatave që nuk reflektojnë politikën tonë të qartë të barazisë gjinore. Organizata pa gra, organizata pa vajza nuk mund të jenë të Partisë Socialiste”, tha Rama.

Next Post

Ënjtja e këmbëve mund të jetë shenjë për sëmundje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

February 22, 2026
Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

February 22, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In