• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama reagon për Ballukun: Nëse e lëmë miun e çbalancimit të na kalojë, nesër do të bëhet ujk

by A R
04/12/2025 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, në lidhje me pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Rama ka lexuar një mesazh, që thotë se i ka ardhur nga një mik.

“U bë sebep një mik i mirë për ta bërë këtë komunikim, me një mesazh ku më shkruan se e kupton mirë, shqetësimin tim në lidhje me parimin dhe precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministres, se nesër bëhet rruga se i bie që prokurorë e gjykatës heqin kë të duan nga qeveria. Por, në mesazh shton se ajo pjesa e linjës ajrore me Kanadanë i duket pak e tepërt”, nisi Rama komunikimin me qytetarët.

Pas mesazhit të mikut të tij, kreu i qeverisë i ktheu një përgjigje.

“Mbase është shumë e tepërt. Por sjell shembuj, për të thënë sesa i tepërt është pezullimi i një ministri. Sepse faktikisht ndryshe nga çdo funksionar publik, që mund të pezullohet, ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër mos të firmosë në emër të dikasterit, sepse Kushtetuta ia jep të drejtën vetëm ministrit. Prandaj pezullimi i ministrit është absurd si koncept, sepse është bllokim i punës. Është bllokuar edhe marrëveshja për Kanadavë për fluturimet ajrore, që po mundohemi mos e zgjidhim me Ministrinë e Jashtme. Ja e zëmë se e zgjidhëm, po me lejet e ndërtimit për investimet në energji, infrastrukturat, që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmë? Prandaj unë kam shkuar në GJK”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri në fund të fjalës deklaroi se ministrja nuk mund të hiqet nga detyra në këtë rast, pasi nuk do zgjidhte probleme, që janë themelore, për nevojën e qytetarëve.

“Heqja e ministres në këtë rast do të krijonte një problem themelor më vete për të nesërmen. Jo për mua, por për çdo qeveri. Kjo, pasi miu i balancimit të pushteteve, që do kalonte këtë herë me mustaqe, me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, mund të hiqen pa vendim gjykate të formës së prerë, mund të hiqen pa dorëheqje, mund të hiqen pa vendim të kryeministrit dhe thjesht mjafton një masë sigurie në gjykatë të shkallës së parë, do kthehej në ujk, që do kafshonte qeveritë, do përbuzte parlamentet, do përqeshte votën popullore, nga ku edhe buron edhe përbërja e çdo qeverie. Ja pse kam shkuar unë në GJK. Kjo është betejë institucionale dhe jo politike, për të hequr të parin vendim pezullim ministri, me vendim gjykate. Nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, tha kryeministri.

Next Post
A ka Ilir Meta ‘dobësi’ për Veliajn? Ja si përgjigjet Presidenti

Avokatët: Seancat e GJKKO të jenë publike/ "Ata që nuk marrin dënime nuk duhet të jenë nën masa të rrepta!"

Comments 1

  1. Nalone says:
    3 months ago

    Rama flet e flet, ndofta edhe ka të drejtë, por puna është se ky milet, e do edhe me të ckërmitur dhëmbët, se fjalën bindje apo llogjikë nuk e ka në agjendë, gjë e cila, ka sjellë që mos të pjerdhë kush për të (Ramën)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In