• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ranë në dashni e i besuan një kali gërmuq për 30 vjet. PS është bekimi i Shkodrës, votën e kërkojmë sërish sepse…!

by Java News
04/12/2023 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Shkodër është shprehur se partia e tij ka mbajtur shumicën e zotimeve dhe se e kërkojnë sërish  votën për t’i mbajtur të gjitha.

Ndër të tjera, Rama u ndal dhe te drejtimi i Bashkisë së Shkodrës për herë të parë socialistët, ku tha qyteti ka besuar për 30 vjet se janë mallkimi, por sipas kreut të qeverisë, PS  është bekimi.

Ai gjithashtu tha se shkodranët ranë në dashuri dhe i besuan një kali gërmuq.

“Mbajta e zotimeve është çështje kohe dhe ne i kemi mbajtur një pjesë të madhe. Kemi dhe një pjesë që do i mbajmë. Arsyeja pse kërkojmë votën është që t’i mbajmë të gjitha. Ky është takimi i parë në një vend që ne nuk e qeverisnim më parë dhe duke qenë se në këtë takim jemi për të mbyllur ciklin e takimeve para Kongresit, duhet të flas për këtë qytet që jetoi 30 vjet duke besuar se mallkimi ishim ne. Dhe që vetëm sa kanë filluar të shohin se ne jemi bekimi i Shkodrës dhe se mallkimi ishte tjetër kush. Po të shkuara të harruara, si i thonë fjalës.

Besoj se në të gjitha rastet kjo është mirë sepse ne jemi dhe më të motivuar të japim provës se e kemi të merituar atë votë. Një pjesë e konsiderueshme ka ardhur si kulmi i zhgënjimit me të tjerëve sesa nga kulmi i besimit te ne. Është  e besueshme pasi robi ka ra në dashni me një lloj kali gërmuq që ka menduar se do ta çojë larg dhe i rri besnik 30 vjet, është në fund e kuptueshme të thotë ‘po ik tani se po i hipi këtij kalit tjetër ta shoh se ku po më çon’. Kali i PS-së do ta çojë Shkodrën shumë larg.

Besoj që pa rënë në asnjë lloj kurthi vetëkënaqësi, mund të themi me plot gojën që tani kanë filluar të marrin formë frytet e një pune 10-vjeçare dhe besoj se duhet të jesh komplet i padisponueshëm për t’i thënë dritës dritë që të mohosh faktin që një vend si Shqipëria, arriti aty ku arriti, të cilin ne e morëm ta drejtojmë në kushte esktremisht të vështira. Të arrijë  një një vit si ky me thuajse 10 milionë turistë për ta pranuar si fakt që Shqipëria është në një nivel tjetër”, tha Rama.

“Partia Socialiste është një bekim për Shkoddrën”, tha Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama foli në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste duke theksuar se projektet e ndryshimit sapo kanë nisur të “belbëzojnë” dhe të marrin formë për t’i kthyer identitetin këtij qyteti.

“Ky qytet i bekuar jetoi për 30 vjet duke menduar se mallkimi ishim ne, dhe vetëm sa ka filluar ta shikojë se ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetërkush. Ne jemi bekimi i Shkodrës, mallkimi ishte tjetër kush, por të shkuara e të harruara kur i thonë fjalës. Besoj se në të gjitha rastet kjo tani çfarë iku nuk kthehet por në të gjitha rastet është mirë që të jemi më të motivuar të japim provën se e kemi merituar atë votë. Kali i PS do ta çojë Shkodrën shumë lart.

Në Shkodër s’kanë parë gjë akoma kam shumë besim se do bëjmë shumë gjëra të bukura sepse ka shumë gjëra të bukura për të bërë këtu. Shkodra ka shumë thesare të fshehura në pluhur, kulturore, që duke i nxjerrë duke i evidentuar duke i përdorur për ekonominë përmes turizmit mund ta bëjnë Shkodrën një destinacion ekstra pikërisht për këtë pjesë. I vetmi qytet që ka një traditë të pikturës e njësuar me traditën e pikturës shqiptare. Në Shkodër kemi nevojë të hapim dyer të tjera kulture.”, tha Rama./m.j

Next Post
E plotë/ Marrëveshja 5-vjeçare për kampin e emigrantëve në Gjadër: Italia do t’i paguajë Shqipërisë 16.5 milionë euro brenda një 3-mujori

"Rama-Melon"/ Memaliaj, bashkia tjetër e Berishës vetë-ofrohet për strehimin e emigrantëve: Momenti të tregojmë mikpritjen tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

July 18, 2026
Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

July 18, 2026
Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

July 18, 2026
Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

July 18, 2026
Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

July 18, 2026
Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

July 18, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Është marrë vendimi tashmë…

July 18, 2026
Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

July 18, 2026
Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

July 18, 2026
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In