• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

by A R
10/08/2025 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirës publike, ndërsa siguroi se “kur ka fakte dhe prova, gjithsekush do të ballafaqohet me ligjin dhe me drejtësinë”.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se ndërtesat me leje nuk mund të cenohen.

“Kjo puna e burgut, duhet të jemi shumë të qartë, që unë jam kryeministri i Shqipërisë, e kam shpjeguar këtë shumë herë. Nder i madh, privilegj i madh dhe natyrisht përgjegjësi shumë e madhe, por ndër të gjitha pjesët e shumta të kësaj përgjegjësie nuk hyn përgjegjësia për të futur në burg njerëz. Këtë e bën drejtësia, dhe drejtësia funksionon me fakte dhe me prova. Lavdi Zotit, nuk kemi më drejtësinë që e bënte partia, qeveria dhe i pari i shtetit”, shtoi ai.

Kryeministri solli në vëmendje edhe platformën ”Hapësira ime publike” në e-Albania, ku ftoi qytetarët të denoncojnë rastet e shkeljeve.

“E keni në çdo telefon apo kompjuter, ku do doni ta vendosni apo ta kërkoni dhe aty mund të na ndihmoni, mund të bashkëpunojmë, që thoni: shiko, keni harruar edhe këtë, shiko, keni harruar edhe këtë, dhe pastaj, në rast se brenda 24 orësh nuk ka reagim, keni mundësi të denonconi dhe mungesën e reagimit për institucionet përkatëse, gjë që do të vendosë përpara përgjegjësisë ata njerëz prej të cilëve me të drejtë kërkojmë përgjegjësi që të gjithë”, siguroi ai.

Next Post
Plotësonte “nevojat” e pushuesve për drogë, kapet shpërndarësi në Livadh

Plotësonte “nevojat” e pushuesve për drogë, kapet shpërndarësi në Livadh

Comments 1

  1. XiXa Golem says:
    12 months ago

    Një denoncim për ju KM.
    Tek kompleksi XiXa në GOLEM, për 12 pallate me rreth 1.200 familje, nuk ka asnjë kazan plehrash. Po flisni ju, poe edhe ne për turizëm, por duhet shoqeruar edhe me sherbim komunitar si pastertia, ndriçimi, etj, etj.
    Lutem, vini dorë ju, se nuk dijmë kujt ti drejtohemi.
    Uji është me Durresin.
    Elektriku me Kavajën.
    Sinori midis Dr dhe Kv, është përroi i Agait. Duhet të na mbulojë Kavaja, por nuk po shohim asnjë gjë.
    Është turp. Ka pallate bile edhe ngjitur me FaFa e që i kanë mbuluar ujrat e zeza dhe ferrat. Ka lulishte e lule të’braktisura, por është tharë çdo gjë. Edhe lulishte para hotel LYDEN, pronë publike, u bë pishinë e LYDENIT.
    Kjo s’ka bythë të rrijë.
    Tjetër flisni ju, e tjetër bëhet në emrin tuaj.
    Se kush gënjen e kush mashtron, nuk merret vesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 24, 2026
NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

July 24, 2026
Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

July 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

July 24, 2026
Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

July 24, 2026
“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

July 24, 2026
“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

July 24, 2026
Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

July 24, 2026
Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In