• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Putin aksion të njëanshëm ndaj ISIS, duhen veprime të koordinuara

by
02/10/2015 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për kanalin amerikan “Fox Business” me fokus konfliktin në Siri, shprehu mbështetjen e tij ndaj qëndrimit të mbajtur pak ditë më parë nga Presidenti Obama, mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë e Iranin për të luftuar terrorizmin.

I pyetur rreth regjimit të Bashar al-Assadit, kryeministri Rama tha se asnjë njeri me arsye të shëndoshë nuk mund t’i besojë Assadit dhe se, mbështetja e Putinit për të është një problem më shumë për Rusinë.

“Po, nuk është e lehtë dhe do duhet kohë, por besoj fort se Presidenti Obama kishte të drejtë kur tha se, përveçse zgjidhjeve ushtarake, kemi nevojë edhe për përpjekje të përbashkëta, duke përfshirë gjithashtu Rusinë dhe Iranin. Kjo është diçka që duhet qartësuar, por besoj se këto lloj përplasjesh në situata të tilla nuk është se përbejnë surprizë, përsa kohë nuk ka një veprim të koordinuar. Nuk mund të them se çfarë i tha Putini Presidentit, por besoj fort që Presidenti ka të drejtë kur thotë se duhet një veprim i koordinuar, sepse duket që pasojat janë shumë të rënda. Flukset e refugjatëve kanë shumë për të thënë rreth faktit se një radikalizim i mëtejshëm mund të godasë kudo dhe këdo”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Në përfundim të intervistës, kryeministri theksoi edhe njëherë, ashtu si në fjalën e tij në samitin kundër terrorizmit se, veç betejës ushtarake, për të mposhtur ideologjinë duhet të fitojmë betejën për mendjet dhe zemrat e brezave të ardhshëm, e në këtë aspekt Presidenti Obama është një pikë reference.

Next Post

Zbardhet vendimi: Deputeti Tom Doshi, dy herë i dënuar (Faksimile)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com