• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rama publikon videon ku nxjerr hapur mashtrimin e Bashës nëpër takimet me familjarët e dëmtuar nga tërmeti

by Ardit Rada
06/11/2020 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha i është rikthyer vizitave në familjet e dëmtuara nga tërmeti i një viti më parë, që sipas tij, mbeten të harruara nga shteti. Këtë herë u ndal në Ishëm të Durrësit, por nëse menduat se shkoi për të qarë vërtet ndonjë hall, e keni gabim. Ja cfarë fshihet, pas teatrit të radhës së Lulzim Bashës. Personi që shihni të shfaqet krah Bashës është zoti Liman Fili, që rezulton të jetë aktivist i Partisë Demokratike në fshatin Gjuricaj të Ishmit. Por ndryshe nga sa thotë zoti Fili, ai nuk është lënë në rrugë të madhe dhe as është braktisur nga qeveria gjatë gjithë këtij viti, sepse për këtë qeveri, qytetarët meritojnë të trajtohen të gjithë njësoj, qofshin të majtë apo të djathtë.

Kështu, ekipi i parë me tre ekspertë kosovarë e ka cilësuar shtëpinë e tij në akt ekspertimi me dëme të lehta. Më pas një ekip i dytë me inxhinierë të Durrësit e ka cilësuar shtëpinë me dëme të nivelit DS2. Për rjedhojë ai është shpallur fitues i grantit për rikonstruksion dhe ka firmosur kontratën për të përfituar shumën 250 000 lekë. Ndonëse zotëria thotë krah Bashës se nuk i ka marrë këto lekë, ja ku janë është fatura që provon të kundërtën.
– Ky zotëri është Agim Muharremi – kryetar i Partisë Demokratike në Lalëz. Përfitues nga programi i rindërtimit, të cilit do t’i ndërtohet shtëpia e re sipas VKB nr. 72 datë 20.07.2020. Ndërkohë vijon të jetë përfitues i bonusit të qerasë sipas VKB nr. 9 datë 27.02.2020  Familja e tij ka përfituar vazhdimisht ndihma ushqimore nga njësia administrative Ishëm.

– Basha ndalet edhe në familjen e Shpëtim Kurtit. Atij i është prishur shtëpia nga tërmeti dhe do t’i ndërtohet shtëpia e re sipas VKB nr.72 datë 20.07.2020 Sapo i janë hequr të gjitha inertet nga vendi ku do të ndërtohet shtëpia e re e cila do të fillojë nga ndërtimi i themeleve pas pak ditësh, sic provon edhe kjo foto nga punimet. Familja është trajtuar me ndihma ushqimore nga njësia administrative Ishëm. Ai vete nuk ka aplikuar për të përfituar bonus qeraje.Sërish, fatkeqësisht, Lulzim Basha vijoi me avazin e përdorimit si mish për top, të qytetarë që i ofrohen partisë  demokratike në një shfaqje të shëmtuar, që i serviret gjithë Shqipërisë përmes medias, si akti demontrues i një politike të vjetër e primitive që nuk njeh as principe dhe as moral. /d.c

Next Post
U infektua nga koronavirusi, Skënder Brataj: Ja simptomat që kam, gjendja ime tani…

Brataj: Situata në Tiranë është jashtë kontrollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In