Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale tre përfundime nga raporti i Komisionit të Venecias mbi 30 Qershorin dhe Presidentin Ilir Meta.
“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit” – shkruan Rama në Facebook duke publikuar citimet e mëposhtme.
Reagimi i qeverisë vjen pak minuta pasi Presidenca sulmoi në një konferencë për shtyp mediat dhe mazhorancës.