Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga një tjetër projekt i rëndësishëm për vendin. Pamjet janë pikërisht nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, ku po ndërtohet Ura 3 në një terren shumë të thyer malor.
“MIRËMËNGJES dhe me këto 60 sekonda spektakolare nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, aty ku po ndërtohet Ura 3, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.