Në vend të rrënojave në Durrës dhe Thumanë do të ndërtohen parqe në kujtim të shqiptarëve që humbën jetën nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Kështu shkruan mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, i cili publikon edhe videon e më sipërme.
Nën moton “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” Rama shkruan:
“Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie”.
Shefi i qeverisë u kujton shqiptarëve dhe të huajve adresën ku mund të dhurojnë të holla online, për riparimin e dëmeve nga tërmeti: https://e-albania.al/dhuro
/javanews/a.r