• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama publikon pamjet e landfillit të Sharrës të kthyer në park i gjelbëruar: Nuk ka shërim kush i ka sytë dhe s’do të shikojë

by Ardit Rada
23/10/2020 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga një bombë ekologjike, landfilli i Sharrës është kthyer në një park të gjelbëruar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje reale nga kantieri i përpunimit të mbetjeve në Sharrë, ku gjithçka kryhet sipas standardeve të bashkimit Europian.

Kryeministri kujtoi po ashtu se “Bashkia Tiranë paguan vetëm 29 euro/ton për mbetjet urbane, tarifë shumë më e ulët se në shumë vende të Europës.

Konkretisht në Spanjë paguhet 47.1 euro/ton, në Poloni 46 euro/ton, në Francë 152 euro/ton, në Austri 87 euro/ton, në Greqi 60 euro/ton, në Kroaci 49.9 euro/ton, në Irlandë 75 euro/ton, në Bullgari 50 euro/ton dhe në Danimarkë 63.3 euro/ton.

“Nuk ka shërim kush i ka sytë dhe s’do të shikojë, kush i ka veshët dhe s’do të dëgjojë, kush e ka kokën mbi shpatulla dhe s’do të mësojë”, tha Rama.

Në një prononcim për ERTV, një banor i zonës shprehet se “më parë, tymi i plehrave që digjeshin shkonte deri te 21 Dhjetori, dhe tymi ishte aq i madh sa nuk hapnim dot dritaren, ndërsa tani çdo gjë po shkon drejt normalizimit. Tmerri mori fund”.

Ndërsa drejtori i kantierit, Elton Bualli theksoi se “aktualisht jemi duke ecur mbi fazën e parë të kapsulimit të landfillit të vjetër, të asaj që ka qenë një gropë ekologjike dhe një bombë ekologjike e Tiranës”.

“Aktualisht e gjithë kjo pjesë është mbyllur dhe është kthyer në një zonë të gjelbëruar ku është bërë gjithë pjesa e procedurës sipas standardeve të BE-së, ku janë përdorur të gjitha teknologjitë e nevojshme për të bërë një kapsulim të mirëfilltë të zonës së vjetër të mbetjeve. E njëjta gjë që është këtu që ka përfunduar dhe është kthyer në një zonë tërësisht të gjelbëruar. Një sipërfaqe prej 20 mijë m2 gjelbërim dhe 2400 pemë”, tha ai.

Sipas tij, “e njëjta gjë po bëhet dhe është në përfundim edhe në zonën tjetër të mbetur”.
“E gjithë pjesa është e pajisur me puse biogazi, të cilat bëjnë trajtimin e gazrave që çlirohen nga dekompozimi i mbetjeve për ta mbajtur gjithë këtë zonë në një proces të sigurt dhe të mirëkontrolluar. Pasi vendosen mbetjet urbane, bëhet shtrimi i të gjithë membranave për të bërë të mundur rivitalizimin e kësaj zone me bimësi, për ta kthyer nga një zonë tejet e e ndotur dhe një bombë ekologjike në një park”, tha ai.

Sipas drejtorit të kantierit, “i gjithë projekti ndahet në dy faza kryesore, njëra fazë që ka të bëjë me pjesën e menaxhimit dhe një fazë që ka të bëjë me pjesën e ndërtimit”.

“Pjesa e menaxhimit ka të bëjë me menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane dhe inerte që vijnë nga Bashkia Tiranë. Këto mbetje procesohen që në hyrje. Çdo kamion peshohet dhe për herë të parë me këtë projekt, Tirana ka një regjistër elektronik të mbetjeve. Pra dihet saktësisht çdo gram mbetje që vjen. Procesi është i automatizuar dhe online. Në vijim bëhet depozitimi në landfill”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se “në vijim kemi fazat e ndërtimit ku ne kemi si objektiv ndërtimin e një kapanoni të ri modern për diferencimin e mbetjeve urbane”.

“Ndërtimi i kapanonit që do të presë të gjitha mbetjet urbane është në fazën e fundit të punimeve civile. Me një linjë moderne të trajtimit mekanik të mbetjeve do të bëhet diferencimi i të gjitha materialeve të riciklueshme. Linja është e organizuar me komponentë të ndryshëm. Bëhet diferencimi i mbetjeve dhe në fund përmes një prese bëhet i mundur shndërrimi në kubikë i mbetjeve. Pjesa që nuk mund të shfrytëzohet më, kalon për rikuperim energjie në pjesën e impiantit të mbetjeve”, tha ai.

Një tjetër kantier është ai i impiantit të trajtimit të ujërave me linjë teknologjike me 3 faza për trajtimin e ujërave të ndotura. “Ka një kapacitet rreth 50 m3 në orë që parashikohet të jetë ndoshta më i madhi në zonën e Ballkanit për këtë trajtim ujërash. Në fund të procesit teknologjik i gjithë uji është i pastër dhe bëhet i mundur riciklimi edhe i ujërave të ndotura që do krijohen në procese të ndryshme të projektit për t’i shfrytëzuar dhe përdorur për nevoja të dobishme për projektin”, tha Bualli.

Po ashtu ai theksoi se “po gërmohet bazamenti për vendosjen e gjeneratorëve të impianteve me djegie për prodhim energjie, që do të bëjë të mundur asgjësimin e mbetjeve përmes djegies dhe prodhimit të një sasie të konsiderueshme energjie prej rreth 15.4 megavat në orë”.

“Teknologjia e përdorur ka në kohë ndërtimi prej 4 vitesh. Në fund të katërvjeçarit të parë bëhet aktive një fazë e këtij projekti dhe në fund të 6-vjeçarit që është afati për ndërtimin e gjithë projektit nga data e lejes së ndërtimit, përfundojnë të dyja fazat për ndërtimin e impiantit të mbetjeve për prodhim energjie”, tha ai.

Drejtori i kantierit u shpreh se kapaciteti pritës i strukturës është rreth 1400 ton në ditë, ndërsa aktualisht vijnë rreth 800 ton në ditë mbetje të Tiranës që përpunohen. Po ashtu po kryhet edhe ndërtimi i qelizave të reja të landfillëve.

/e.rr

Next Post
CMG-ja: Kina nxit shpërndarjen e drejtë globale të vaksinave

CMG-ja: Kina nxit shpërndarjen e drejtë globale të vaksinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati: Do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

July 7, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kaq njerëz i gjen te ashensori

July 7, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

July 7, 2026
“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

July 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Korrik 2026

July 7, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

July 7, 2026
Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…

Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…

July 7, 2026
VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In