Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka uruar me disa foto nga Butrinti në Sarandë.
Kreu i qeverisë njoftoi se në Butrint aktualisht janë vendosur Mozaiku i Baptisterit dhe i Termeve Romake.
Ai gjithashtu lajmëron se ato do të jenë të ekspozuara për vizitorët deri më 15 shtator.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të Mozaikut të Baptisterit dhe Mozaikut të Termeve Romake në Butrint, që këtë vit do të qendrojnë të ekspozuara për vizitorët deri më 15 shtator,” shkruan Rama në Facebook./a.ç











