• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama publikon deklaratat e Hahn-Mogherini: Kush gënjen?

by A R
13/04/2017 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së Lartë të BE e njëkohësisht zëvendëspresidente e KE, Federica Mogherini dhe e komisionerit Johannes Hahn mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Rama thotë se Mogherini dhe Hahn, që përfaqësojnë edhe dy familjet e mëdha europiane, të së majtës e të së djathtës – ku bën pjesë edhe PD – me deklaratën e tyre tregojnë se kush gënjen, ai apo Basha.

Postimi i Ramës:

KUSH GËNJEN (16)

Deklaratë e përbashkët e Përfaqësueses së Lartë të BE e njëkohësisht zëvendëspresidente e KE, Federica Mogherini dhe e Komisionerit Johannes Hahn mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri (Vlen të nënvizohet se Mogherini dhe Hahn përfaqësojnë edhe dy familjet e mëdha europiane, të së majtës e të së djathtës – ku bën pjesë edhe PD – që ndërtuan Europën e Bashkuar e luftojnë për progresin e saj):

“Na vjen keq për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit sipas praktikës demokratike. Qytetarët meritojnë udhëheqje të përgjegjshme.

Ne u bëjmë thirrje, edhe një herë, të gjithë liderëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi, me respekt për institucionet, dhe të hapin rrugën për zgjedhje demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Më konkretisht, reforma aq shumë e nevojshme e drejtësisë në Shqipëri, është vënë përsëri nën sulm.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përfundojnë formimin e institucioneve të vetting-ut. Sulmimi i reformës së gjyqësorit në vend që të sigurohet zbatimi i vetting-ut, me monitorimin e ngushtë të Operacionit Monitorues Ndërkombëtar, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne presim që anëtarët e Parlamentit të tregojnë përgjegjësi, zotësi për të vepruar brenda kornizës demokratike legjitime institucionale, dhe se ata qëndrojnë nga ana e popullit të Shqipërisë, që vazhdon të kërkojë nisjen e zbatimit të vetting-ut dhe një gjyqësor përfundimisht të reformuar, edhe si një hap vendimtar për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e tyre, të lëshuar një ditë më parë.

Next Post
Dibër/ Shkrumbohet banesa, zhduket 17-vjeçarja që ndodhej e vetme kur ranë flakët

Gjendet adoleshentja e zhdukur pasi i'u shkrumbua banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In