• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: PS e gatshme të futet në zgjedhje edhe vetëm, s’ka qeveri teknike

by Java News
21/03/2017 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje edhe e vetme. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, para deputetëve të tij është shprehur se “qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve nuk janë opsione për PS”.  

“Partia Socialiste do të futet në zgjedhje edhe sikur të gjitha partitë e tjera të mos e bëjnë një gjë të tillë. Nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve, nuk do të ketë qeveri teknike. Me Saliun apo pa Saliun, me Lulin apo pa Lulin, në koalicion ose të vetëm, ne do të futemi në zgjedhje më 18 qershor. Zgjedhjet do të mbahen. Në zgjedhje nuk hyjmë as për Saliun dhe as për Lulin, por për 1 milion shqiptarët që na votuan në 2013 e që sot janë shumë e më shumë. Sikur askush të mos dojë të hyjë në zgjedhje, PS do hyjë në zgjedhje dhe do të marrë të 140 deputetët e Kuvendit e me votat e saj do kalojë vetingun dhe çdo ligj tjetër të Reformës në Drejtësi”, mësohet të jetë shprehur Rama dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist. Protesta e Partisë Demokratike është parë me pozitivitet nga socialistët në aspektin elektoral.

“Partia Demokratike na ka dhënë një dhuratë të madhe me këtë protestë, duke u mbyllur në çadër dhe duke mos u marrë me njerëzit. Kërkoj që secili nga ju të punojë me qytetarët, të flasë me ta, të tregojë punën tonë dhe të sqarojë se çfarë i pret nëse votojnë Partinë Demokratike. Me reformat që ka ndërmarrë qeveria jonë, duhet të kërkojmë rezultat shumë më të mirë se ai i 2013”, mësohet të jetë shprehur Kryeministri Rama. Duke vijuar me qëndrimet e Partisë Demokratike, kreu i PS-së tha se PD u frikësohet zgjedhjeve njëlloj siç i frikësohet vetingut.

“Reforma zgjedhore është gati që në nëntor, u kemi shtrirë dorën që të vinin e ta votonin, por ata kanë nxjerrë pretekste nga më të çuditshmet. Kjo tregon se Partia Demokratike nuk do as zgjedhjet dhe as vetingun. Asnjë parti nuk besoj se do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe se PD po humbet kohë kot, duke djegur edhe afatet për dialog në funksion të përmirësimit të standardeve zgjedhore”, është shprehur kreu i PS-së.

Por deklaratat e ditëve të fundit brenda koalicionit qeverisës nuk kanë munguar pa u komentuar edhe në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar. Kreu i PS-së ka kërkuar të shmangen deklaratat emocionale.

“Mos bëni deklarata emocionale, mos u përfshini në debate koti, sepse në fokus duhet të kemi njerëzit, debatet shterpë i interesojnë Partisë Demokratike. Nëse vazhdojmë me deklarata të tilla, shfokusojmë njerëzit, duke u thënë atyre se më të rëndësishme janë marrëdhëniet mes nesh sesa hallet e njerëzve”, është shprehur Rama në Grup. Kreu socialist ka vlerësuar edhe efektivitetin e lirimit nga posti i ministrit të disa drejtuesve politikë të PS në krye të qarqeve.

“Që javën e parë pas lirimit nga detyra të ministrave dhe marrjes me punët e fushatës, është ndjerë menjëherë efiçensa në organizimin dhe mobilizimin e njerëzve. Unë i përgëzoj të gjithë ata drejtues, të cilët janë vendosur në krye të qarqeve dhe që po ndajnë me njerëzit nga afër çdo problematikë, duke filluar nga Tirana”, është shprehur kreu i Partisë Socialiste. panorama

ma.me

Next Post
Si në filma, shqiptarët ndalohen me kasafortën e grabitur pas 7 km ndjekje

Trafikonin kokainë nga Shqipëria, Gjermania e Italia, në pranga 11 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In