Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh një ditë para protestës së opozitës.
Përmes një postimi një profilin e tij në Facebook, Rama ka ndarë një shprehje të Martin Luther King.
“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë.
Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen.
Martin Luther King”, shkruan Rama.