• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Olta Gixhari: ‘S’po merret vesh kush është femër dhe kush…’

by Java News
07/07/2019 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri vite pas ndarjes nga partneri disa vjet më i ri, duket se Olta Gixhari ka gjetur dashurinë e vërtetë.

 

Një nga lidhjet më të përfolura në showbiz-in shqiptar, kjo edhe për shkak të diferencës së moshës mes aktores dhe ish-të dashurit të saj, ishte historia e fundit publike e Oltës, e cila në këto tri vite në intervistat e saj, herë thoshte se ishte single, e herë hezitonte të fliste hapur për çështjet e zemrës.

 

Kjo stepje e kishte një shpjegim, një frikë për të mos deklaruar më historitë private, e cila mund të merrte rrjedhë krejt tjetër në momentin që bëhej publike. Por duket se kjo verë “e ka dehur” keq Oltën, e cila si rrallëherë vendos ta japë vetë lajmin se tashmë është duke shijuar një histori të re.

 

Dy ditë më parë, aktorja e njohur vendosi të heqë dorë nga jeta hermetike, për t’u hapur disi në çështjet e zemrës. Ajo ka zbuluar për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video, duke kërcyer me bikini. Ajo ka publikuar videon, ku duket shumë e lumtur, dhe ka treguar se ia ka bërë i dashuri.

 

“E bërë nga dashuria ime”, ka shkruar Olta përmbi videon, ku shihet në qiellin e shtatë duke shijuar pushimet me njeriun e saj të zemrës. Direkt nisën aludimet se aktorja është në një histori dashurie, por marrëdhënien e saj ka vendosur ta mbajë larg mediave. Gjithsesi, lajmin, Olta e ka konfirmuar për “IconStyle”, ku ka zbuluar se momentalisht është duke përjetuar një histori dashurie dhe videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte shkrepur nga partneri i saj.

 

Aktorja po e shijon historinë e saj të dashurisë larg syrit të mediave dhe thashethemeve, por për identitetin e partnerit të saj duket se do të na duhet të presim edhe pak, pasi Olta nuk do të bëjë gabimet e së shkuarës. Kujtojmë që në një nga intervistat e fundit, Olta dha një deklaratë kontraverse në lidhje me marrëdhëniet në çift. “E urrej barazinë gjinore! Dua një burrë që të më bëjë të ndihem femër!”, ishte deklarata e saj, ku fliste për ëndrrën që ka për njeriun që do të ndajë jetën.

 

“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam, por lekët burrit ia marrim. Lëre se çfarë themi ne, por çfarë ndodh përreth. E duan, por i pyesin për lekët te banka. Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm financiarisht, por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër.

 

Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër, kush është mashkull”, ka treguar Olta duke u shprehur se ajo ka nevojë të ketë në krah një mashkull që për shembull ta shoqërojë kur del, ta ndiejë pranë vetes në çdo moment. Po sa i përket karrierës, ç’po ndodh me Oltën? Tetë muaj më parë ajo postoi një foto me aktorin e njohur turk të serialit “Kosem”, Caner Cindoruk. 38- vjeçari simpatik është i njohur në Shqipëri për rolin e Silahtar në serialin e famshëm.

 

Olta thjesht përshëndeti ndjekësit me këtë foto pa dhënë asnjë detaj nga takimi me Caner, madje pa treguar as nëse ajo ndodhej në Turqi apo diku tjetër. E duke qenë se direkt pas postimit të fotos, mediat online nisën hamendësimet se çfarë fshihej pas këtij afrimiteti me aktorin e famshëm, Olta vendosi ta fshinte direkt foton nga frika e prishjes së planeve për të depërtuar në serialet turke, me ndërmjetës mikun e saj të ngushtë, Nik Xheliaj.

 

Me këtë foto Gixhari i futi në dyshime se mbase shumë shpejt mund ta shihnim në një nga serialet e ardhshme turke, po për të cilin Olta nuk foli më vonë. Para pak kohësh, Olta vendosi t’i jepte një ndryshim tjetër jetës, duke i hyrë biznesit të pronave të patundshme. Kujtojmë që ngacmimi i fundit artistik që Olta i bëri audiencës ishte ai i pozave topless në mes të dëborës në Dardhë. Qëndrimi i saj në Korçë ishte për provat e shfaqjes “Vetëvrasësi”.

 

U fol se vitin e kaluar ajo do të ishte pjesë e kastit të filmit me metrazh të gjatë “Një jetë me ty”, me regji të Erion Kames, projekt që ajo e braktisi një ditë para xhirimeve. Edhe pse nuk u thanë arsyet e vërteta të largimit nga kasti i filmit, mësohet se Gixhari u sqarua, duke thënë se “kishte ndërruar mendje”. Mesa duket, përfshirja në një romancë të bukur dashurie i ka rrëmbyer vëmendjen për ta shijuar në maksimum./PANORAMAPLUS

 

Next Post
Tiranë/Bashkia rehabiliton këndin e lojërave te “Ali Demi”, Veliaj premton 50 të tjera

Tiranë/Bashkia rehabiliton këndin e lojërave te “Ali Demi”, Veliaj premton 50 të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

April 16, 2026
“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

April 16, 2026
A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

April 16, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

April 16, 2026
Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

April 16, 2026
Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

April 16, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

April 16, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In