• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Prokurimet do të kalojnë në duart e inteligjencës artificiale. Procesi i auditueshëm në çdo hap

by A R
11/12/2025 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i prokurimeve publike në Shqipëri do të transformohet tërësisht përmes inteligjencës artificiale, duke reduktuar ndjeshëm ndërhyrjen njerëzore. Gjatë aktivitetit “30 vjet Prokurime Publike”, ai tha se vendi po hyn në një fazë të re teknologjike që synon rritjen e transparencës dhe uljen e gabimeve apo abuzimeve.

“Ne po e vazhdojmë reformën sepse duam të shkojmë aq larg sa na çon bekimi i sotëm i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale që janë dhurata të një kohe të re për vende si i yni ku gjithë prapambetja e shkaktuar nga historia, mund të kapërcehet me fuqinë e progresit që të jep teknologjia. Sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun”, tha Rama.

Ndalur te debati mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, Rama kundërshtoi shqetësimet se algoritmet mund të manipulohen nga njerëzit.  Sipas Kryeministrit, “Diella” nuk do të operojë në mënyrë të pavarur apo të pakontrollueshme, por çdo veprim i saj do të jetë i dokumentuar dhe i hapur për verifikim nga aktorët e interesuar.

“Ajo që është shumë e thjeshtë për t’u shpjeguar është fakti se Diella nuk do të veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar, por do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar sepse i gjithë procesi që do zhvillohet përmes inteligjencës artificiale, do të jetë i bazuar në të gjitha kërkesat e ligjit të prokurimeve sa i përket dokumentacionit përkatës dhe cilido që do të dojë ta shikojë manualisht me sytë e njeriut procesin, do të ketë mundësi ta bëjë këtë. Kjo do të thotë që asgjë që del nga procesi si rezultat nuk do të jetë e pagjurmueshme në rast nevojë auditimi të hapave që sollën rezultatin. Vendimin përfundimtar por nxjerrjen enjë rezultati do ta marrë përsëri komisioni përkatës, bazuar në të dhënat që Diella do të nxjerrë në tavolinë”, theksoi ai.

Ai shtoi më tej se sfida më e madhe e viteve të fundit ka qenë mungesa e ekspertizës profesionale. Për këtë arsye, Rama theksoi se qeveria ka ndërmarrë një reformë të thellë duke i zhvendosur të gjitha prokurimet nga ministritë drejt Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Rama theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale synon të rrisë integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin në një sektor ku gabimet shpesh lidhen jo me korrupsionin, por me mungesën e njohurive teknike.

“Njerëzit që do merren me Prokurimet duhet të kenë një përgatitje shumë të lartë. Prokurimet janë procese që kërkojnë ekspertizë dhe që kërkojnë integritet moral, por edhe integritet të lartë profesional dhe në këtë aspekt, sfida jonë ka qenë dhe mbete e jashtëzakonshme sepse në Shqipëri zhvillohen mijëra prokurime çdo vit dhe përfshihen mijëra njerëz të cilët duhet të kenë nivelin e duhur profesional dhe në shumë raste, mangësitë nuk janë domosdoshmërisht që lidhen me një ndërhyrje të korrupsionit në proces, por mungesës së ekspertizës. Këtë e kemi luftuar edhe më një ndryshim rrënjësor duke i hequr të gjitha prokurimet nga Ministritë dhe agjencitë kryesore, për t’i çuar të gjitha te operatori i blerjeve të përqendruara që do kthehet në një institucion të lartë përsa i përket ekspertizës së prokurorimeve”, tha Rama.

Next Post
“Me mua do merresh ti? “, Balla replikon me Shehajn: Ik fërkohu me Lulin, që i çoje çantat me lekë

"Me mua do merresh ti? ", Balla replikon me Shehajn: Ik fërkohu me Lulin, që i çoje çantat me lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In