• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

by A R
04/02/2026 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u takua sot me të rinj e të reja, që kanë përmbyllur me sukses periudhën disa mujore të përvojës së tyre të parë të punës në administratën publike, si përfitues të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një program që prej një dekade po shërben si urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratën publike.

Në kuadër të takimit përmbyllës të Thirrjes së 10-të, Kryeministri Rama, e vlerësoi Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, si një nga mekanizmat më të suksesshëm për fuqizimin e burimeve njerëzore cilësore në administratën publike.

Kryeministri theksoi se falë këtij programi, rreth 1600 të rinj janë punësuar në mënyrë përfundimtare në administratën e shtetit, duke e cilësuar këtë shifër si domethënëse jo vetëm në aspekt numerik, por mbi të gjitha për cilësinë dhe potencialin e këtyre burimeve njerëzore.

“Ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare në administratën e shtetit rreth 1600 persona. Po të kesh parasysh që administrata publike në vetvete është një trupë, jo shumë e madhe, këto numra nuk janë pak, por ajo që i bën këto numra më të rëndësishëm akoma është se janë 1600 burime njerëzore cilësore, që kanë potencialin të zhvillohen vijimësisht dhe që kanë kapacitetin potencial që të jenë nesër drejtuesit e sektorëve, drejtuesit e departamenteve, të drejtorive e kështu me radhë.” – u shpreh ai, – teksa përgëzoi të rinjtë që kanë fituar kontrata njëvjeçare pune, duke i inkurajuar të vazhdojnë të investojnë në aftësimin profesional dhe t’u qasen me seriozitet përgjegjësive të reja, ndërsa u bëri thirrje edhe atyre që nuk janë përzgjedhur të mos humbasin besimin, pasi procesi bazohet në meritë dhe konkurrencë, por gjithnjë mbetet i hapur për përmirësim dhe mundësi të reja.

“Dua në radhë të parë t’i uroj sukses atyre që kanë fituar mundësinë për të pasur një kontratë 1 vjeçare pune dhe për të vazhduar të synojnë të përfshihen përfundimisht në administratën publike. Ndërkohë që të tjerëve që nuk e kanë fituar këtë mundësi, dua t’i them që nuk duhet të ligështohen, nuk duhet të humbasin besimin dhe nuk duhet të dorëzohen.” – inkurajoi Kryeministri.

Ndër të tjera, Kryeministri kërkoi angazhimin e të rinjve në projektin e Garancisë Rinore, një nismë e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe Komisionit Europian, me vlerë rreth 65 milionë euro, që synon aktivizimin, trajnimin dhe punësimin e të rinjve.

Në përmbyllje, Kryeministri Rama riafirmoi angazhimin e qeverisë për të vijuar reformat në administratën publike dhe për të shtyrë përpara agjendën e thithjes së burimeve më të mira që vijnë nga universitetet dhe shoqëria, duke i konsideruar të rinjtë një aset kyç për zhvillimin e vendit.

* Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është mundësia e dhënë për të rinjtë e grupmoshës 21–29 vjeç, të diplomuar në ciklin Bachelor apo Master, të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë, duke bërë të mundur të hedhin hapat e parë drejt një karriere profesionale në administratën e shtetit dhe të fitojnë eksperiencën e nevojshme për konkurrim të mëtejshëm.

Zhvillimi i praktikës së punës ofron një përvojë pune të integruar dhe në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, që do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Next Post
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

"Nevojiten forca të dedikuara", KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In