Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një aktivitet me disa të punësuar falë programeve të nxitjes së punësimit. Kryeministri theksoi gjatë fjalës së tij se çështja e punësimit mbetet ende problem, por ai theksoi se në këto vite ka nisur ndryshimi.
Shefi i qeverisë u ndal edhe tek arsimi profesional dhe kurset falas për zanat, që sipas tij kanë ndihmuar në punësimin e 20 mijë qytetarëve.
“Pavarësisht problematikës së papunësisë, pavarësisht pasqyrës së kësaj problematike që shpesh herë është e deformuar si pasojë e paragjykimeve, si pasojë e mungesës së informimit, e vërteta është se në këtë fushë-betejë ne kemi rezultate inkurajuese por kemi një potencial të madh ende të pashfrytëzuar. Reformat që ne kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultate edhe në këtë aspekt, dhe posaçërisht reforma e arsimit, duke i dhënë shtysë arsimit prfesional është reformë që ka nisur të japë frytet e para, por padyshim thellimi i saj është i domosdoshëm dhe do na sjellë shumë më tepër rezultate. 20 mijë punëkërkues janë punësuar nga programet e nxitjes së punësimit. Ashtu siç janë 60 mijë persona që kanë përfituar kurse falas në një nga qendrat ku ëhstë ofruar falas. Mjaftojnë këto për të kuptuar se jemi në rrugën e mbarë, dhe përtej mjegullës së dizinformimit që e ndeshim çdo ditë kur flasim për punën, e vetmja rrugë është të vazhdojmë punën”, tha Rama./a.m.










