• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama pritet me këngë polifonike në Memaliaj: Unë s’jam heroi juaj, por kali që tërheq karrocën drejt BE-së!

by E S
22/04/2025 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi edhe një takim elektoral në Memaliaj, e njohur bashkë me Tepelenën si dy nga bastionet e socialistëve në të gjitha zgjedhjet.

I shoqëruar edhe nga drejtuesja politike e qarkut, ministrja Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku që kandidon për deputet, Tërmet Peçi e kandidatët e tjerë, takimi u hap me një iso polifonike nga grupi tepelenas me titullin “Shqipëria Europiane”.

“Votoni 5-ën, me komunitetin socialist të Memaliajt, për Shqipërinë Europiane”, shprehet Rama në reagimin e tij, pak para se të mbante fjalën.

Fjalën hapëse e mbajti ministrja Kumbaro, që vuri në dukje investimet e realizuara në qark dhe rëndësinë që kanë Memaliaj dhe Tepelena për qarkun e Gjirokastrës, edhe në kuadrin politik dhe elektoral, duke i cilësuar edhe si ‘portat hyrëse”.

Kumbaro bëri apel që të votohet masivisht për të votuar PS-në dhe Shqipërinë 2030 në BE.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, theksoi se më 11 maj është takim me historinë, një shans që vendi të shkojë drejt BE-së, apo të mbetet me “bufin e kënetës në gropë”.

Ai u tha të pranishmëve se “këneta” ka vetëm hallin personal të Sali Berishës dhe familjes së tij dhe shqiptarët nuk duhet të ndiqnin hallin e një indicidi të vetëm, por interesin e një populli të tërë.

Fjala e Ramës në Memaliaj:

“Është një ogur shumë i mirë për atë që do realizojmë më 11 maj, ku më shumë se asnjëherë tjetër shqiptarë dhe shqiptare do bashkohen në rrugën tonë të përbashkët për Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian. Zgjedhja më 11 maj është shumë e qartë, interesit të hallit të një njeriu të vetëm dhe popullit, një zgjedhje për të gjithë shqiptarët anembanë, majtas e djathtas dhe interesit të një shtëpie të vetme, një zgjedhje për Shqipërinë në BE apo me bufin prapë në gropë.

Unë e di shumë mirë se në këtë zonë nuk ka nevojë për shumë fjalime, se gdhiheni e ngryseni me politikë, ashtu sikurse nuk ka nevojë për atë që vjen të kërkojë mbështetje, sepse sa ai hap gojën ia lexoni mendimet, sepse ju e njihni shumë mirë politikën dhe situatën, por dua të them se ktheni pak kokën pas e shikoni se ku ishte Tepelena, Memaliaj, qarku Gjirokastër para se ne të merrnim detyrën.

Jo, jo, jo, mos e përdorni këtë, është kopjo kjo, jo këtë është e atyre të tjerëve kjo. Lëreni këtë, janë mitingjet e kënetave ato, janë përdorur me kohë. Keni poetë këtu sa të doni, mos përdorni kopjo. Fajin e ka tërmeti që ju lejon

Ne respektojmë të drejtën e autorit, nuk e duam atë autor ne mes nesh. Tërmet urdhër, lëreni, mos e përdorni më, ça është kjo tani…!

Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që tërheq karrocën, për të bërë historinë, me historinë e keni raportin, më 11 maj fati na ka ardhur neve, shqiptarëve të kësaj kohe, që të bëjmë histori së bashku dhe të përmbyllim një kalvar të gjatë.

Që nga koha e Skënderbeut që e parashtroi i pari për Europën dhe rilindasit për diellin që lind nga perëndon dhe fatin që na ka ardhur sot me historinë, me BE. Nuk është puna se kush bën më mirë rrugë dhe ujësjellësa, kush rrit pagat e kush bën sikur i rrit, sepse kjo dihet se kush i bën, i bëjmë vetëm ne, edhe ekonominë, edhe drejtësinë në këtë vend e sollëm si frymë e do e vulosim si ligj e zakon vetëm ne, kjo dihet. Kjo është përtej tyre, që e bën vendimin e 11 majit historik dhe popullor, është se më 11 maj me mbështetjen e shqiptarëve nga zgjedhjet del fuqi që është përtej partive, për të mbyllur negociatat më 2027 dhe për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë në BE dhe të marrë pasaportën europiane. Nuk është dokument udhëtimi por një status historie për një popull që është trajtuar deri më sot si i dorës së dytë.

Ajo pasaportë jep status të barabartë, jo më me pyetje ku do shkosh e sa do rrish, ajo na bën qytetarë të barabartë me europianët, jo për zakon se jemi këtu për zakon. Por ne ia ngritëm kokën Shqipërisë, ia kthyem respektin, e zhvilluam vendin, i përparuam këto zona këtu, kujt i shkonte mëndja se pas braktisjes do çeleshin investimet, ku Vjosa do kthehej park kombëtar.

Ne jemi në ngjitje dhe duhet të vazhdojmë në ngjitje”.

Next Post
100 ditët e dështimit të Donald Trump në Ukrainë

100 ditët e dështimit të Donald Trump në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In