• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Prioriteti ynë, ndërtimi i rrugës që lidh Cërrikun me Belshin

by
02/06/2015 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është ndaluar në Cerrik mesditën e sotme, ku ka prezanzuar kandidatin e koalicionit për Shqipërinë Europiane, Altin Toska.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u shpreh se kandidati Toska nuk përfaqëson vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe Partinë Socialiste dhe të gjihtë koalicionin e majtë.

“Së pari dëshiroj që të vendos theksin tek një fakt i thjeshtë, që Altin Toska nuk është kandidati i LSI-së, është kandidati i Partisë Socialiste, i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i të gjithë koalicioni tonë. Nuk është aspak rastësi që sot, këtu, ne jemi për të prezantuar listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak dhe në qendër të këtij prezantimi kemi kandidatin e përbashkët të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Altin Toskën, që është kandidati i të gjithë socialistëve, të gjithë progresistëve, është kandidati i Partisë Socialiste dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që janë dy parti, por janë një forcë e vetme udhëheqëse për ta çuar Shqipërinë në drejtimin e duhur”, tha Rama.

“Prioriteti ynë, shtoi Kryeministri, është të bëjmë rrugën që lidh Cërrikun me Belshin, sepse është një rrugë pa rrugë dhe ndërkohë, lidhja me rrugë do të bëjë që e gjithë kjo zonë të marrë një tjetër perspektivë dhe një tjetër energji. Përsa i përket atyre që tha Altini, unë jam plotësisht dakord me Altinin, janë të gjitha shprehje e një vetëdije sociale, shprehje e një qëndrimi të qartë socialist dhe progresist, shprehje e objektivave dhe e vizionit tonë të qartë për të ecur në drejtimin e duhur dhe për të mos lënë asnjë prapa. Cërriku ka mbetur shumë mbrapa në këto vite. Katër vjet, asgjë, zero. Sot vij këtu, dy vjet pasi kemi ardhur për fushatën e kaluar dhe asnjë ndryshim. Zero!”, vijoi Kreu i Qeverisë.

“Bashkë me kryetarin e LSI-së, kur kemi shkuar të mbështesim kandidatë të ndryshëm, aty ku drejtojnë socialistët, era e rilindjes ka filluar të fryjë, aty ku drejtojnë këta të SHQUP-it, ja ku e keni shembullin këtu, Cërrikun. Prandaj ndajeni mendjen shumë qartë, jo vetëm socialistët dhe progresistët, por edhe ata që janë demokratë, të cilëve ne nuk i themi të bëhen socialistë, por këto zgjedhje nuk janë për të tundur shkopin e SHQUP-it, këto zgjedhje janë drejtpërdrejtë për t’i dhënë një mundësi qytetit” tha Rama.

Sipas tij, Bashkia nuk është qeveria. “Këshilli bashkiak nuk është parlamenti. 21 qershori nuk është dita e zgjedhjeve për të ndërruar qeverinë. 21 qershori është dita për të zgjedhur personin dhe forcën e duhur që të ndihmon ty si qytetar dhe ndihmon familjen tënde që jeta jashtë mureve të shtëpisë, që nga rruga, plehrat, transporti dhe me radhë, të gjitha ato që ka bashkia të bëhen më mirë. I keni dëgjuar të flasin për to? Përse nuk falsin? Ata flasin sikur në 21 qershor do marrin votën dhe do ta kthejnë prapa, para 2013-ës, se sipas tyre ishim më mirë kur ishim më keq”, përfundoi Kryeministri Vendit.

Pas kësaj vizite në Cerrik, Kryeministri i vendit, u ndal në Peqin për të prezantuar kandidatin për Bashki të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Sajmir Hasalla, nga rradhët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet.

Gjatë fjalës së tij në Peqin, Kryeministri i vendit është shprehur se përmes kandidatit të majtë në Peqin do të bëhet në pak vite, ajo që nuk është bërë në 20 vite. Sipas tij, Peqini ka një mundësi historike, që përmes reformës territoriale të ti japi vlerë resurseve të saj. “Më 21 Qershor harrojeni PD-në, që ju ka ofenduar me kandidatin e propozuar dhe votoni Sajmir Hasallan, pasi ky është drejtimi i duhur për ju”, vijoi Rama.

Next Post

Kryetari i Vetëvendosjes: EULEX s’e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

May 6, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: Berisha i paligjshëm në krye të PD! Salianji e mund në një pjesë të mirë të territorit

May 6, 2026
Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

May 6, 2026
Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

May 6, 2026
Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

May 6, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Është mbushur kupa, reagimi i Strasburgut ngriti alarmin për paraburgimet

May 6, 2026
Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

May 6, 2026
Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

May 6, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Vendimi i Gjykatës së Lartë për paraburgimin – një evolucion i vonuar, por i domosdoshëm

May 6, 2026
Studentja e Policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët, Arapaj ngrihet në protestë

Studentja e Policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët, Arapaj ngrihet në protestë

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In