• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama prezanton Subashin: Të votosh kandidatët e PD, është ta lësh qytetin pa timon

by
11/05/2015 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka prezantuar sot para qytetarëve të Fierit kandidatin e ASHE-së, Armando Subashin.

Në fjalën e tij Rama ka theksuar se në 18 muaj nuk është bërë gjithçka, por ka nisur një operacion që ka ndaluar hemoragjinë e rrënimit dhe ka nisur progresin kah drejtimit të duhur.

“Unë jam shumë krenar që sot, duke u kthyer këtu për të rinisur një tjetër betejë, së bashku me socialistët dhe gjithë progresistët e kësaj zone, ne kemi shumë gjera për të thënë, lidhur me 18 muaj që pasuan marrjen e detyrës, pas besimit të jashtëzakonshëm që na dhanë shqiptarët dhe në mënyrë të posaçme që na dhanë socialistët dhe qytetarët e gjithë qarkut të Fierit.

Siç e tha dhe Gramozi, kanë qenë 18 muaj shumë të ngjeshur, me vështirësi të jashtëzakonshme, duke filluar nga përballja me, jo vetëm me plagët e mëdha dhe të rënda, plot hemorragji të së shkuarës të keqqeverisjes, por edhe me një borxh shumë të madh, që ne e gjetëm pasi morëm detyrën dhe që ata që e rrënuan Shqipërinë, e kishin fshehur, duke ua lënë në kurriz shumë sipërmarrësve, duke ua lënë në kurriz edhe atyre që erdhën më pas, dmth qeverisë së re.

E megjithatë, në këto 18 muaj, ne kemi arritur ta ndalim hemorragjinë në të gjithë sektorët e jetës dhe nga ana tjetër të fillojmë ta kthejmë vendin në drejtimin e duhur; të kthejmë në drejtimin e duhur ekonominë; të kthejmë në drejtimin e duhur financat; të kthejmë në drejtimin e duhur energjinë; të kthejmë në drejtimin e duhur marrëdhënien tonë me territorin, e me radhë, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, e kështu të gjitha së bashku.

Jam shumë i vetëdijshëm për mundimet që vazhdojnë për shumë familje; jam shumë i vetëdijshëm për problemet që njerëzit vazhdojnë hasin; jam shumë i vetëdijshëm për mundin dhe sakrificat e shumë familjeve dhe njerëzve që jetojnë me punë të ndershme dhe që kanë nevojë për më shumë mbështetje, duke nisur nga ata të cilët në të gjithë këtë territor të bashkisë së re, i janë përkushtuar tokës, i janë përkushtuar prodhimit, dhe sot e gjithë ditën, kanë mungesë në ujitje, kanë mungesë në shërbimin e kullimit të kanaleve, etj.”, tha kryeministri Rama.

Rama kishte një përgjigje edhe ndaj ish-kryeministrit Berisha, ku tha se ai nuk kërcënon askënd, por të drejtohesh nga kandidatët e PD, është ta lësh qytetin pa timon, pa drejtim.

Rama u ndal edhe tëk gratë dhe vajzat që tanimë janë 50% në listat e këshillave bashkiakë, duke thënë se këto të fundit e kanë kuptuar se kandidatët e ASHE-së janë drejtimi i duhur.

” Ai kryetari që ka vënë Saliu atje, i ankohet të huajve e i thotë – “Kryeministri kërcënon qytetarët që po votuat për kandidatët tanë do të mbeten pa punë. Do mbeten pa ujë.”

Unë nuk kërcënoj asnjeri. Por thjesht, mendoj se të votosh për një kandidat të Partisë Demokratike, pavarësisht a është burrë i mirë apo i keq, pak rëndësi ka. Se edhe kur janë burra të mirë nuk sillen dot mirë se nuk i lë njeri. Do të thotë ta çosh votën në drejtimin më të gabuar dhe ta lesh bashkinë pa timon, pa drejtues, pa drejtim.

Për këtë arsye, unë do t’i bëja një thirrje të fortë të gjitha grave dhe të gjitha vajzave që janë këtu. Se jo më kot, 65% e grave dhe vajzave shqiptare, mbështesin Aleancën për Shqipërinë Europiane. Se gratë e dinë mirë se cili është drejtim i duhur. Burrat shpeshherë, ngatërrohen. Dhe po mos kishin gratë, kushedi sa bura do e kishin humbur drejtimin një herë e për gjithmonë.

Grave dhe vajzave unë i bëj një thirrje. Sidomos atyre që janë në ato familje ku burrat tundin shkopin e PD-së. Mendoni, në 21 qershor, jo për shkopin e flamurit të Partisë, por mendoni se si me votën tuaj ju do t’i jepni një mundësi më të mirë mbesës apo nipit, për të pasur një çerdhe më të mirë. Për të pasur një kopsht më të mirë. Për të shkuar nëpërmjet një rruge më të denjë tek shkolla dhe për të pasur një shkollë ashtu siç ju e dëshironi. Po t’i bëni këto pyetje vetes, ju shkon ndonjëherë përgjigja tek kandidati i PD-së? S’ka mundësi, nuk shkon asnjëherë përgjigja tek kandidati PD-së. Kuptoni një gjë që vota e 21 qershorit, për vetë natyrën e këtyre zgjedhjeve, është një votë për çdo familje shqiptare, që të marrë shërbimet që meriton në bashkinë ku jeton. Për çdo familje shqiptare që të ketë mundësi t’i ofrojë më shumë fëmijëve, nipërve dhe mbesave, të moshuarve! Dhe t’i ofrojë më shumë cilësi jete vetvetes edhe jashtë dyerve të shtëpisë, aty ku zhvillohet jeta e qytetit e aty ku zhvillohet jeta e bashkisë së re.

Se po të mendojnë kështu, jam i bindur që shumë prej tyre, nuk do ta çojnë votën kot. Le t’ia japin votën PD-së për Këshillin Bashkiak, por nuk kanë pse e humbasin mundësinë që të japin një votë dhe për nipërit e mbesat, për fëmijët, që nuk kanë të drejtë vote, por që meritojnë të dëgjohen për nevojat që kanë. Dhe ato nevoja mund t’i plotësojë vetëm kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Vetëm kryetarët dhe kryetaret e bashkisë që ne kemi propozuar. Përndryshe është votë e çuar dëm.

Më lejoni që t’ia kaloj fjalën me shumë kënaqësi, dhe me shumë bindje se do të bëjë për Fierin atë që do të thotë. Armando Subashi. “, tha Rama.

Next Post

Veliaj: Në Tiranë kandidon një ish-ministër i Saliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In