• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama prezanton platformën e re të PS: Anëtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë do vlerësojnë dhe do përzgjedhin deputetët

by Ardit Rada
04/10/2020 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi sot platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit.

Rama tha se kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtar dhe anëtare të partisë, të cilët krahas komunikimit dhe ndërveprimit, përmes kësaj platforme do të mund të zgjedhin edhe deputetët përmes votës së tyre. Pra, secili anëtar do japë pëlqimin me një vlerësim nga 1 tek 5 për kandidatët me të cilët PS-ja do shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Një proces modernizimi të komunikimit të brendshëm të partisë dhe me këtë rubrikë të parë hapim platformën e re digjitale që është një platformë inovative që krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi të shpejtë brenda familjes politike ku çdo anëtarë ka një akses përmes një çelësi personal në këtë platformë. Mund të marrë pjesë në të gjitha proceset brenda platformës që nga vlkerësimi i deputetëve tek diskutimet e brendshme, proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra. Të shkëmbimit në kohë reale me qendrën, të ndjekjes së aktivitetit sipas çdo bashkie, përmes telefonit apo kompjuterit më të afërt. Dhe të kenë mundësi për të adresuar drejtëpërdrejtë deputetin, kryetarin përfshirë dhe  Është një hap i parë që do ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet në 25 prill. Procesi dhe ndërveprimi vijon dhe më tej. E gjithë jeta e partisë të marrë një hov të ri dhe të gjallërohet më tej pa pasur nevojë për mbledhjen e rradhës nga partia. Deputetët të jenë të parët që të marrin informacionet. Të ketë më shumë vëmendje lidhur me vërtetësinë e një informacioni. Kjo është e rëndësishme se këta janë njerëzit në vijën e parë. PS ka një mbështetje që shkon disa fish përtej kufijve të anëtarësisë.

Por është anëtarësia që ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtare të partisë në konkretizimin e peshës dhe fuqisë të çdo anëtari. Ky është hapi i parë. Duam të përfshihen në këtë proces jo vetëm anëtarët e partisë brenda Shqipërisë por edhe ata jashtë partisë. Të gjithëve do ju shkojë një letër me postë me çelsin përkatës individual. Në këtë proces presim një intensifikim të komunikimit me përfaqësuesit. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme dhe zhvillimi i komunikimeve jo vetëm me shkrim por edhe i komunikimeve me grupe përmes videokontakteve është patjetër një hapësirë e mrekullueshme që krijohet. Ne duhet të bëjmë këtë proces për të dëgjuar çdo anëtare partie lidhur me deputetët në qarkun e vetë. Çdo anëtar do japë një vlerësim me pikë nga 1-5 si e sheh çdo deputet pas kësaj periudhe përfaqësimi bazuar në mbështetjen ai ose ajo ka dhënë.Këto vlerësime do na ndihmojnë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partoisë dhe krijimin e skuadrës që do të na ndihmojë në zgjedhjen më 25 prill. Në ditët në vijim do hapim një proces tjetër sërish përmes platformës së PS.

Do jenë ndarë në dy grupe lidhur me deputetët që njerëzit duan. Këtu nuk do të shohim krah, kush është kush, do i japim mundësi të gjithëve që do japin opinione për figura që tërheqin vëmendjen dhe që kanë mbështetje në komunitete të ndryshme për të pasur një mundësi vlerësimi në shkallë të gjerë. Për të mos e lënë zgjedhjen e skuadrës së re në kanalet e vjetra të komunikimit. Do jetë një proces i hapur dhe do na krijojë një zgjedhje më të gjerë. Duke qenë se nesër konkretizojmë në Kuvend listat e hapura. Të gjithë kandidatët janë pontecialisht të zgjedhshëm ne na duhet që minimalisht ta dyfishojmë skuadrën. Sot kemi një skuadër me 74 deputetë. Sot kjo do të ndryshojë rrënjësisht duam që të jemi sa më të përputhur me opinionin në çdo qark lidhur me skuadrën që do nxjerrim në fushë. Duam dhe një vlerësim për deputetët aktualë” – tha Rama.

/e.rr

Next Post
Pas të dënuarve në burgun e Peqinit, revoltohen të paraburgosurit edhe në Shënkoll: Prej 3 ditësh refuzojnë ushqimin

Pas të dënuarve në burgun e Peqinit, revoltohen të paraburgosurit edhe në Shënkoll: Prej 3 ditësh refuzojnë ushqimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com