• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama prezanton nismën: Do t’i dërgojmë pyetësor çdo shqiptari! T’i lëmë pas llogoret e sherrit politik

by A R
24/12/2021 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të një Viti të Ri, qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, kryeministri Edi Rama tha këtë të premte se do të zhvillohet një kuvendim popullor, ku kërkohet mendimi i qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

“Zotimi për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të gjithë shqiptarëve pa dallim me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje, sherr, konfuzion, kundër interesit të familjeve shqiptare. Pikërisht në prag të një viti të ri mundësish të reja vjen edhe kjo nismë e re e qeverisë për Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë.

Ne me një pyetësor, të cilin do t’ua vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendit, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor, ku do të thithim mendimin e tyre mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, për shoqërinë tonë.

Është më shumë se asnjëherë më parë koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara duke u këshilluar së bashku. Për vendime që kanë rëndësi dhe impakt të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë, në gjendjen sociale brenda shtëpisë, patjetër edhe në përpjekjet jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësisë në funksion të luftës për drejtësi”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Katër të arrestuar për dhunën në ndeshjen Partizani-Tirana

Katër të arrestuar për dhunën në ndeshjen Partizani-Tirana

Comments 1

  1. Gjon Ndrejaj says:
    5 years ago

    Po presim me padurim pyetesorin. Ide e mrekullueshme për demokracinë direkte. Pjesëmarrja e publikut në vendimarrjet qeverisë është komponent i qeverisjes mirë “Good governance”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

November 15, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

November 15, 2026
Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

November 15, 2026
12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

November 15, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Koçiu e Demo imponojnë respekt”/ Leka: Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat

November 15, 2026
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In