• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama prezanton “E-learning”: Është një moment historik në mjekësi, askush nuk i ikën dot kësaj platforme

by Java News
22/05/2019 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesin e sotëm, ndërsa studentët kanë lajmëruar për një tjetër protestë kombëtarë, kryeministri i vendit ka prezantuar platformën “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama u shpreh se me këtë sistem nuk ka më manipulime nga profesionistët e mjekësisë, si dhe ata mund të bëjnë shërbime më të mira për komunitetin.

“Ky është një moment historik për mjekësinë shqiptare. Ish-Kryeministri i Italisë është këtu për të promovuar një produkt ekselent dhe iu vihet në dispozicion të gjithë profesionistëve të fushës së shëndetësisë. Kompania ekselente ka pika në Londër, Romë, Majemi, Tiranë dhe është kthyer në pikë reference për “E-learning”, i ofron shërbimit tonë shëndetësor një profesionalizëm të lartë.

‘E-learning’ fut teknologjinë në mjekësi, duke zhvilluar mjekësinë më tutje. Unë dua të falënderoj ish-kryeministrin italian Dalema, sepse së pari ka qenë një reformë e rëndësishme e kryer në kohën e qeverisë së tij për shëndetësinë, kur është futur ajo ç’ka u bë pastaj shembull për ne, edukimi në vazhdim i detyruar. Sot në mjekësinë shqiptare është një partner profesional shumë i rëndësishëm.

Askush nuk i ikën dot kësaj platforme. Me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime. Me këtë platformë askush nuk i shmanget dot edukimit në zhvillim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet. “E-learning” është sot një hap i transformimit të madh të mjekësisë, duke e bërë sistemin të pamanipulueshëm. Është sistem i provuar tanimë botërisht dhe ajo që pritet të shihet është si do të ndryshojë botën dixhitale, si do ndryshojë botën e sistemit të ndërveprimeve shëndetësore.

Ne jemi duke përgatitur edhe një ligj për të hyrë në parlament, për teknologjinë, pasi ambicia jonë është që të përfitojmë nga inovacioni, pavarësisht shkallës së zhvillimit të vendit. Ne duam që të jemi përpara në sistemin e teknologjisë, që burokracia të marrë fund. Kalimi te shëndetësia elektronike dhe dixhitale është proces i gjatë, por me këtë hap çelet ky shteg. Nuk është vetëm sistem i pamanipulueshëm, por bëhet fjalë për sistem të një cilësie shumë të lartë të edukimit në distancë. Është sistem që do të lehtësojë punën e profesionistëve në mjekësi, që informon në kohë reale aktivitetin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Meta reagon për sulmet e përgjakshme në Sri Lanka: Terroristët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre

As presidenti nuk mund të pajtojë Ramën dhe Bashën: Kam bërë çfarë më takon, por ja ku gabojnë ata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com