• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama prezanton Buxhetin 2018: Në thelb shtetbërja, mirëqenia dhe punësimi

by A R
16/11/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur në orën 10:00 të së enjtes diskutimet për Buxhetin e vitit 2018. Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e buxhetit ndërkohë që në fjalën e tij ai tha se në thelb është shtetbërja, punësimi dhe mirëqenia.

Sipas Ramës, Shqipëria sot ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

“Këtë e thotë edhe Bashkimi Evropian. Dëshiroj të nënvizoj se për ne këto shifra nuk duan të thonë aspak se njerëzit duhet të duartrokasin qeverinë. Ne nuk jemi aspak të lumtur për shkak se duam shumë më tepër. Me projektbuxhetin e vitit 2018 ne vendosim një bazë të re për të bërë shumë më tepër” – tha Rama.

Seanca e sotme pritet të shoqërohet me debate ndërsa janë regjistruar një numër i madh deputetësh për të diskutuar.

“Projektbuxheti do të fokusohet tek shtetbërja, punësimi dhe mirëqenia. Ekonomia shqiptare po rritet në mënyrë të qëndrueshme, kemi prekur kufirin e 4%. Të gjitha të dhënat e besueshme konfirmojnë se kemi një gjallërim të kërkesës së brendshme private.  Investimet e huaja direktë janë rritur me 18% krahasur me një vit më parë. ” – tha kryeministri në Kuvend.

Sipas tij, i ndjeshëm është edhe përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare, me eksportet që rezultojnë me një rritje prej 13 për qind, ndërsa importet 6.3 për qind.

Gjithashtu, “ka rritje të punësimit me mbi 13 për qind për 6 mujorin e parë. Niveli aktual i treguesit të ndjesisë ekonomike qëndron 14 pikë mbi mesataren afatgjatë dhe mbi 17 pikë mbi atë të afatshkurtër”, ka vijuar Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se buxheti është ndërtuar i tëri me përgjegjësi dhe realizëm, duke përmendur këtu edhe shifrat e regjistruara.

“Mjafton të shohim të ardhurat nga tatimet dhe doganat që janë rritur me 7 për qind, ndërsa ato nga kontributet shoqërore me 10 për qind. Në tërësinë e vetë rritja reale ekonomike pritet të jetë 3.9 deri në 4 për qind”, ka vijuar Rama.

Rama ka saktësuar se do të jenë 86 miliardë lekë investime publike, pa përfshirë këtu programin 1 miliard për rindërtim, që ka nisur të zbatohet me projektin për rrugën e Arbrit.

Ndërkohë, investimet do të prekin edhe sektorin e arsimit, pa harruar atë të bujqësisë dhe turizmin, me kryeministrin që ka nënvizuar se kjo fushë ka nevojë për promovimin e strukturave të hotelerisë me 5 yje.

Buxheti garanton edhe zbatimin e reformës në drejtësi, si dhe më shumë investime për Policinë e Shtetit, e cila do të pajiset me aparatura teknologjike me qëllim zbardhjen e krimeve./JavaNews/b.d

Next Post
Kim sërish ekspozon asetin kryesor

Kim sërish ekspozon asetin kryesor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In