Kryeministri Edi Rama ka vizituar shkollën “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, e cila është rindërtuar. Rama ka parë nga afër ambientet e shkollës së re, ndërsa është protur nga stafi.
“Fëmijët e mësuesit rikthehen në shkollën e rindërtuar “Bedrie Bebeziqi”, teksa puna që vazhdon në qytet do të marrë një hov të madh në vitet që kemi përpara,” është shprehur Rama.
Kryeministri ndau gjithashtu edhe tortën, duke u dhënë nxënësve dhe mësuesve që e pritën në hyrje./ b.h