Princi ministër i Arabisë Saudite vjen në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama. Kjo vizitë sipas Ramës është tregues i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas Ramës kjo vizitë është është një shenjëee miqëve nga Arabia për të thelluar këtë bashkëpunim.
Gjatë fjalës së tij në një konferenc për media, kreu i qeverisë theksoi se Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, ku si pas Ramës zëri i tyre është me shumë peshë.
“Vizita e tij, hapja e një kapitulli për takimet bilaterale. I përsërita ftesën për të pritur princin e Kurorës. Besoj që tani më jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, të rritjes së volumit tregtar, bashkëpunimit në tërësi, ramë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët, që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë. Dua ta falënderoj mikun tonë edhe për angazhimin tij për t’i dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive në funskion të interesave të ndërsjellta për të rritur volumin e shkëmbimit tregtar”, tha Rama.
Rama deklaroi në fjalën e se tij se i përsëriti kërkesën për të pritur këtu në Tiranë Princin e Kurorës të Arabisë Saudite.
“Sot unë ia përsërita ftesën për të pritur këtë Princin e Kurorës dhe e falenderova për ndihmën e vazhdueshme që ii ka dhënë Shqipërisë sidomos në momentet e vështira duke qenë pranë atyre më në nevojë. Jemi në kushtet ku mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, e rritjes së volumit tregtar dhe bashkëpunimin ekonomik”, deklaroi Rama.
g.kosovari
Ke ngelur pa para?