• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama pret kryeministrat e Rajonit në Durrës, plan veprimi me 115 pika për tregun e përbashkët

by Java News
26/08/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët rajonalë u mblodhën sërish, pas Podgoricës dhe Triestes, këtë herë në Durrës, në kompleksin e vilave qeveritare, në një takim informal, për të diskutuar për çështjet më me interes për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, tregtinë shërbimet dhe ekonomia dixhitale.

I Zoti i shtëpisë, kryeministri Rama priti delegacionet e vendeve të Ballkanit, homologun e Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kreun e qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, homologen serbe Ana Brnabiç, kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, komisionerin Johhanes Hahn si dhe zv.presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore Cyril Muller.

Zyrtari i lartë ishte i vetmi që në kompleksin qeveritar në Durrës mbërriti me kollare, ndryshe nga ky pjesëmarrësit e tjerë në të, në këtë takim jo formal por në foton familjare, disa minuta pas mbërritjes, edhe Muller u shfaq në krah të krerëve të qeverive pa kollare.

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar për një angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale, për të cilën liderët u dakordësuan 6 javë më parë në samitin e Triestes, për rezultatet e deritanishme të procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal.

Prioritetet për Ballkanin Perëndimor komisioneri Johhanes Hahn nxitoi t’i përshkruajë edhe përmes një statusi në Twitter, shoqëruar me foton familjare të këtij takimi. Politika lokale është çelësi i suksesit të bashkëpunimit rajonal, integrimi ekonomik rajonal nuk është një alternativë për hyrjen në BE, por është një plotësues i dobishëm. Sipas Hahn, tani prioritet kyç është ndërtimi i një zone ekonomike rajonale, për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin e qytetarëve.

Në deklaratën e përbashkët me komisionarin Johhanes Hahn, kryeministri Rama u shpreh se ekziston një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor. “Është një moment me shumë rëndësi është e qartë që kemi një plan veprimi me rreth 115 pika në funksion të një transformimi në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe punonjësve të kualifikuar për ta bërë rajonin më tërheqës për investimet duke përshpejtuar afrimin me BE, por edhe mirëqenien.

Jemi shumë të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakordësi të plotë, me komisionin ka një sinergji të plotë, BB është përfshirë me kërkesën tonë, BERZH është në dispozicion. Ky reflektim do të na vlejë për një anxhendë më intensive për lëvizjen e mallrave për shmangien e barrierave. Për të rritur maksimalisht përfitimet nga lëvizja e lirë e shërbimeve për të fuqizuar ekonominë dixhitale.

Ky është një proces historik, rrugët, hekurudhat dhe linjat energjetike dhe projektet nuk bëhet si rrugën që bënim ne si para ca vitesh, që bëhen sot dhe nesër nuk i ke aty, duhet studim dhe më pas konkretizim të kontratave. 4 vite janë shumë, pasi kemi kohë që presim, por janë normale për atë që po ndërtojmë” deklaroi Rama.

Ndërsa komisioneri Hahn u shpreh se vëmendja e BE në Ballkan është e madhe.

“Sot diskutuam se si të zbatojmë planet e përbashkëta ekonomike, për të cilat kemi rënë dakord në Trieste. Sot ky takim informal tregoi se ka një rritje të vëmendjes të shteteve dhe të qeverive për procesin e Berlinit.

BE- ja i mbështet të gjitha vendet në aspiratat e tyre drejt integrimit evropian. Gjithashtu ne duam të rritet cilësia e jetës në këto vende. Edhe pse qytetarët ndonjëherë bezdisen nga kërkesat tona për zgjedhjet të lira dhe reformat në sistemin e drejtësisë, duhet të dinë se ato reforma janë të mira për vet ata.

Ka një marrëveshje për të nominuar koordinator rajonal, dhe si u tha nga kryeministri, çdo kryeministër duhet të kujdeset për këtë reformë. Çdo vend duhet të nominojë koordinatorët e tyre për të zbatuar këtë reformë.

Kam qenë shumë i ashpër me secilin vend dhe për herë të parë kemi pasur projekte konkrete, që do të zgjerohen. Kemi filluar të ndërtojmë autostrada dhe disa projekte te tjera në fushën e energjisë.

Hapi tjetër është zona ekonomike rajonale, në Paris kemi rënë dakord për një iniciativë të tillë, që të rinjtë të punojnë në vende të tjera të rajonit dhe po prodhon rezultate konkrete. Ka rezultate konkrete, disa më të dukshme dhe disa jo.

Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit. Çdo gjë bëhet në interes të qytetarëve, prandaj ne po fokusohemi tek zona ekonomike rajonale.

Tregtia mes vendeve nuk është rritur dhe mund të themi se ka shumë potencial, por duhet investuar dhe ka një marrëveshje për të emëruar koordinator rajonal. Në çdo zyrë duhet të ketë koordinues për marrëveshjet ekonomike dhe ne po bëjnë ç’të mundemi për të bërë që këto marrëveshje të zbatohen” deklaroi ai.

***

Ka nisur në Durrës Samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në fokus do jenë proceset integruese dhe ekonomia. Samiti vjen vetem 3 javë pas takimit të Podgoricës dhe 6 javë pas atij të Triestes, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen sërish sot.

Takimi joformal që po zhvillohet në kompleksin e Vilave Qeveritare në Durrës.

Në takim, është kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, është i pranishëm dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.

Pak para orës 10:00, Rama priti liderët rajonal, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

Në njoftimin e mbërritur nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

Zona ekonomike rajonale për të cilën u ra dakord gjatë samitit të Triestes pritet të jetë në krye të axhendës së bisedimeve, por edhe shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155084221216523/

Zhvillimet minutë pas minute nga Samiti i Durrësit

Ora 10:05 I fundit mbërrin kryeministri i Malit të Zi
EDI RAMA

Ora 10:00 Mberrin kryeministrja e Serbise

Ora 09:55 Mbërrin edhe kryeministri i Bosnjes në Durrës
foto nga samiti

Ora 09:50 Mbërrin edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Ora 09:45 Të pranishëm në samit është edhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ora 09: 27 Mbërrin në vilën qeveritare kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Mbërrin në samitin e Ballkanit, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ora 9:20 Siguri maksimale në vilën qeveritare në Durrës, ku po zhvillohet Samiti

Ora 09: 17 Priten debate mes kryeministrit të Maqedonisë dhe asaj tëSerbisë
Gjatë samitit pritet të ketë edhe një ballafaqim mes kryeministrit të Maqedonisë dhe kryeministres së Serbisë, në lidhje me tensionet e fundit mes vendeve, ku Serbia ka larguar edhe trupin diplomatik nga Shkupi.

Ora 9:12 Samiti nis punimet në orë 09:40
Samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor do të nisi punimet në orën 09:40.

***

Këtë të shtunë, të gjithë kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të jenë të pranishëm në Durrës, aty ku do të zhvillohet një takim jo formal që pason Samitin e Triestes dhe ka të bëjë me vijimin e zbatimit të planit shumëvjeçar të veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale.

Ashtu siç të lë të kuptosh termi i mësipërm, diskutimet do të jenë rreth mundësive që vendet e rajonit kanë për të bashkërenduar ekonomitë e tyre dhe për të krijuar projekte e investime që do të sillnin përfitime ekonomike për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

BE do të jetë e pranishme gjithashtu përmes eurokomisionerit Johanes Hahn si dhe Zv.Presidentit të Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Myller.

Takimi parashikohet të nisë rreth orës 9:00 dhe do të kulmojë me një konferencë për shtyp mes kryeministrit Rama e Johanes Hahn.

 “Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, -shkruan në njoftimin e saj të djeshëm zyra e shtypit e kryeministrisë.

Në takim, ku do të jenë kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, do të jenë të pranishëm dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.

a.ç

 

Next Post
Pasuria e ambasadorëve shqiptarë, diplomati me 18 prona të paluajtshme e makinë 48 mijë euro

Pasuria e ambasadorëve shqiptarë, diplomati me 18 prona të paluajtshme e makinë 48 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In