• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Prej së shtunës kemi një problem me Presidentin, injoroi Kushtetutën!

by Java News
06/11/2018 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, Kuvendi ka miratuar dekretin për shkarkimin e ministrit të Brendshëm të dorëhequr Fatmir Xhafaj, ndërsa në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të komandohet Sandër Lleshi, por duke u emëruar fillimisht si zv/ ministër në këtë dikaster.

Që në fillim të seancës e ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë të ditur para deputetëve se Presidenti Ilir Meta, pa asnjë bazë ligjore nuk dekretoi Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.

“Ky kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të Republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën President. Atë ditë ne nuk e kishim shumicën absolute, që kemi sot. Por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Meta ishte kandidatura më e përshtatshme. Ai ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin. Por kemi një problem me presidentin që prej të shtunës mbrëma. Një problem i krijuar nga Presidenti në punën tonë, na ka mbledhur sot këtu. Puna jonë është të hartojmë dhe miratojmë ligje dhe të qeverisim deri kur të kemi besimin e 71 deputetëve që e mishërojnë dhe ushtrojnë vullnetin e sovranit. Ne kemi detyrën ta bëjmë këtë punë, pavarësisht nëse e kemi besimin e presidentit. Kushdo ka të drejtën e vet që të mos na besojë, të hidhet edhe përpjetë, kjo vlen edhe për presidentin. Të 12 kompetencat e presidentit, ndër to nuk figuron kompetenca e refuzimit të kryeministrit dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës nuk do e kishte lënë pa zbuluar edhe pse haptazi partiak. Ai e firmosi dekretin me duart e lidhura nga kushtetuta, pasi u ka thënë copë. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për të refuzuar dekretin për ministrat. Letra e Metës që më ka ardhur të shtunën mbrëma. ‘kthim përgjigje për emërimin e Sandër Lleshajt. Zoti kryeministër në përgjigje të shkresës suaj; u bëj me dije se, presidenti i Republikës nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin kandidaturës Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm, por nuk thotë ku mbështetet. Në këto kushte Presidenti nuk mund ti përgjigjet pozitivisht propozimit tuaj’ kjo është letra. Presidenti nuk ka të drejtë ka refuzojë, por ta dekretojë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka zbuluar letrën që Ilir Meta i ka dërguar pas mosdekretimit të Sandër Leshajt si Ministër i Brendshëm. Rama teksa lexonte këtë letër që i kishte mbërritur të shtunën në mbrëmje, tha se nuk kishte kuptuar asgjë pse ishte ky refuzim.

Rama tha se që prej së shtunës, mazhoranca ka një problem me Presidentin e Republikës.

“Shumë nga ne kishim votuar për Ilir Metën President. Nuk e kishim shumicën që kemi sot, por unë e kisha bindjen e plotë se Meta ishte kandidatura më e përshtatshme për President. Për hir të së vërtetës, që kur hyri në Presidencë, pas dalldisjes fatkeqe me flamurin e LSI, ai ka respektuar Kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka baraspeshuar qëndrimin. Por që prej të shtunës mbrëma, ne kemi një problem me Presidentin e Republikës, ose më saktë një problem i krijuar prej tij na ka mbledhur sot këtu.

Askush tjetër, përveç popullit, as e ka dhe as e merr dot të drejtën të na pengojë në plotësimin e mandatit tonë kushtetues. Kjo vlen edhe për Presidentin e Republikës. Kushtetuta i ka të përcaktuara 12 kompetencat e Presidentit të Republikës dhe aty nuk figuron gjëkundi e drejta e refuzimit të një ministri që gëzon besimin e shumicës.”

PJESË NGA DEKLARATA

Ja letra që më ka mbërritur të shtunën mbrëma

Zoti kryeministri në përgjigje të shkresës suaj

Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës zotit Sandër Lleshi, (se ku është mbështetja këtu nuk thuhet citim Rama).

Në këto kushte presidenti nuk i përgjigjet pozitivisht për emërimin e Sandër LLeshajt.

Me respekt Ilir Meta.

Kjo është letra, pra presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës së Sandër Lleshaj, e prandaj nuk i përgjigjet pozitivisht (ky e ka Metaj) në certifikatë Unë presidentit i kam çuar dekretin për një ministër, jo për një kandidat, ministër të cilin sipas kushtetutës sonë presidenti nuk ka kompetence ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë.

Brenda 7 ditësh me një dispozitë taksative që nuk lë vend për interpretim. Presidenti e ndjej të nevojshme madje me deklaratë zyrtare se ai nuk do të lejojë asnjë përpjekje, nuk di të kem bërë ndonjë përpjekje për të sfiduara autoritetin e presidentit po as në mendje nuk do e çoja dot një gjë të tillë. Ia kam thënë presidentit si edhe në takimin në këndvështrimin tim konstruktiv, pavarësisht mosdakordësisë që kemi.

Unë nuk pata dhe nuk kam asnjë objeksion pse për Sandër Lleshin u kërkuan letra si për asnjë ministër në historinë e ministrave, në adresa të pavizituar në asnjë adresë më parë. Ai la pa dekretuar pavarësisht pastërtisë së figurës, mos është kjo pastërti kaq skënderbagase që e shqetëson ilir metën.

Gjendja e dëshpëruar e opozitës e shqetëson me të drejtë presidentin e republikës, koha e plotë që mori duke shfrytëzuar edhe minutat e fundit të 7 ditëve, për Sandër Lleshin as kino SHQUP-i nuk bëri ndonjë video apo audio, por qoftë edhe ndonjë llaf, e kjo nuk është pak si fillim i mbarë për një ministër të brendshëm, ndaj unë nuk e kam humbur besimin se Presidenti nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit, edhe pse afati ka skaduar,

Ashtu si nuk e kisha humbur besimin që një figurë e pastër e kyçur në sirtarin e tij për një vit do të dekretohej, edhe pse llafet e pazarit që i hedhin përditë kazanit mediatik që i hedhin në 360 gradë.

Sot ai u dekretua, unë e përshëndes dhe i uroj të vijojë punën e nisur dhe ta çojë me shpejtësi përpara reformimin e thellë dhe më forcoi shijen e mirë të takimit që pata me presidentin.

Edhe pse është e qartë që nuk ishim e nuk jemi në një mendje lidhur me arsyen e mos arsyes së dekretimit të ministrit të brendshëm.

Next Post
VIDEO+ FOTOT/ Gangsteri i famshëm australian u eliminua nga një vrasës shqiptar me pagesë?

VIDEO+ FOTOT/ Gangsteri i famshëm australian u eliminua nga një vrasës shqiptar me pagesë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com