Në Lin të Pogradecit, shtëpitë e vjetra po shndërrohen në Bujtina, duke u kthyer kështu në një destinacion të preferuar për turistët, që me interes e kureshtje vizitojnë Shqipërinë.
Kryeministri Rama ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku shihen pamjet nga Lini i Pogradecit dhe ndalesa në vilën e kthyer në bujtinë, që njihet ndryshe si vila 43. Shihni më poshtë videon e plotë të postuar nga Rama, i cili shkruan:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë moment kalimi në Lin, Pogradec, ku hap pas hapi shtëpitë e vjetra po shndërrohen në bujtina dhe fshati i mrekullueshëm në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar nga turistët e huaj, ju uroj një të dielë të qetë🌹/