Rruga turistike e Vermoshit është e transformuar dhe gati për të gjithë udhëtarët vendas e të huaj. Fotot i shpërndan vetë kryeministri Rama, i cili me krenari shkruan:
“Rruga turistike e Vermoshit e transformuar rrënjësisht për udhëtarët shqiptarë e të huaj që, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, do të përfitojnë kënaqësinë e posaçme të mrekullisë natyrore, në kushte tërësisht të reja për turizmin malor”.