• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika”, biseda para vrasjes në Linzë

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak minuta para se të ekzekutonte Enton Nikën, i pandehuri ERvis Martini ka zhvilluar një dialog të shkurtër me viktimën. “A më njeh mua? Unë jam Ervis Martini!”. Qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika!”, ka qenë kjo biseda e shkurtër që ka sjellë më pas vrasjen e Nikës në parkingun e një lokali luksoz në Tiranë. Hetimet për autorët e vrasjes kanë përfunduar, por ende nuk është hedhur dritë mbi motivin e këtij krimi të rëndë. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim të pandehurit, Emiljano Tasho, Ervis Martinaj, Bujar Hasani e Mirsad Kuçana, të dyshuar për vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit.

Krimi është zbardhur nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit, por, momenti i ekzekutimit me armë i Enton Nikës nuk është regjistruar, pasi si viktima ashtu dhe ekzekutori ndodheshin jashtë fokusit të kamerave. Dëshmia e Gaxherrit Ismet Gaxherri është shprehur se ditën e ngjarjes, nuk ka komunikuar fare me të pandehurin Ervis Martinaj. Madje me këtë person ai kishte afro 1 vit e gjysmë që nuk kishte pasur kontakte telefonike, pasi i ka pasur një shumë parash borxh, të cilat ia ka shlyer, dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të. Ai tregon se atë ditë, Martinaj, së bashku me tre persona të tjerë, ka ardhur dhe është ulur në verandën e jashtme të lokalit, diku rreth 10 metra larg tavolinës ku ka qenë ulur ai së bashku me Enton Nikën me vëllanë e tij dhe një shok tjetër. Kur kanë hyrë në lokal, ai i ka parë dhe ata kanë parë dhe nuk kanë folur dhe as janë përshëndetur fare. Më pas ai me Entonin janë çuar (pas 5 minutash) dhe kanë shkuar te ‘Brryli’, ku kanë takuar një shokun e tyre. Ai ka shpjeguar se me të pandehurin Ervis Martinaj nuk ka pasur lidhje të ngushta shoqërore, por para disa kohësh ai i ka marrë një shumë parash borxh, pasi ka hapur një lokal në Linzë.

Këtë shumë parash ia ka shlyer pas dy vitesh dhe aktualisht nuk ka asnjë borxh këtij shtetasi. Lidhur me faktin se çfarë i ka thënë Ervis Martinaj atij dhe viktimës Enton Nika në momentin e konfliktit si dhe cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, ai ka deklaruar se në momentin kur ai me Entonin janë afruar te parkimi, kanë dalë nga makina dhe janë drejtuar për nga lokali, ku kanë hasur të pandehurin Ervis me tre personat e tjerë. Ai i ka folur “Viso, ç’kemi”, dhe ai i është drejtuar se “nuk kam punë me ty”, dhe ka thirrur Entonin duke i thënë “o çuni, hajde një sekondë”, dhe i ka hedhur dorën në qafë duke i thënë: “A më njeh mua? Unë jam Ervis Martini” dhe Entoni i ka thënë “Qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika”. Ervisi ka sharë nga familja Entonin dhe më pas Mirsad Kuçana e ka goditur me grusht Entonin, ku dhe më pas e vranë. Ai shpjegon se në konflikt ka parë që Mirsadi ka qëlluar me grusht dhe personi që është arrestuar për ngjarjen, që quhet Emiljano Tasho, ka pasur pistoletë, ndërsa personi tjetër me xhup jeshil ka nxjerrë nga çanta një pistoletë me ngjyrë të zezë dhe ia ka dhënë në dorë Mirsadit, ku dhe vetë ky person kishte në dorë një pistoletë. Shkakun pse ka ndodhur ky konflikt ai nuk e di. (GSH)

Next Post

Prishtina mbushet me grafiti, sulmohet opozita (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen

August 25, 2026
Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com