Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS mblodhi sot Grupin e ri parlamentar të forcës që drejton. Veç fjalimit para mediave, Rama qëndroi edhe për pak minuta në një takim me dyer të mbyllura me ligjvënësit socialistë.
Ai kërkoi respektimin e disiplinës së grupit dhe shmangien e mungesave në seancën plenare.
“Asnjë të mos mungojë në seancë nesër. Duhet korrektesë maksimale”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve./a.m.










