• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Populli shqiptar të jep ujë në bisht të lugës, t’i marrin të keqen kush e përflet

by A R
20/03/2025 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një komunikim me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti që thotë se në Shqipëri njerëzit vuajnë për ujë, për bukë, për ilaçe dhe për drita.

Rama tha se populli shqiptar nuk gabon, por “të jep ujë në bisht të lugës”.

“Nuk ke kuptuar asgjë, më vjen shumë keq për ty. Ky popull nuk gabon dhe të jep ujë në bisht të lugës dhe i merr të keqen çdo individ që e përflet dhe flet që në emër të tij pa pasur asnjë mandat. S’kemi ujë, vërtetë? Nuk kemi pasur, ishin vetëm 4 zona urbane, s’ka pasur ujë 24 orë kurrë, asnjëherë kur e morëm ne pushtetin, sot 43 zona urbane me ujë 24 orë dhe 98 rurale, e 11 kantiere dhe do shkojnë në 54 zona urbane dhe pastaj mungojnë vetëm pak, shumë pak ku pjesa e banuar dhe populluar e Shqipërisë do ketë 24 orë ujë.

Nuk kemi drita? Unë them je gabim shumë, gabim fare, mbase ke ikur atëhere kur rrugëve kishte gjeneratorë në çdo hap kur dilje në Tiranë  e jo më në qytetet, kur s’ishim ne, humbje në ndonjë gropë rrugës dhe nuk ktheheshe natën në shtëpi. S’kemi ilace? Po shikoja shifrat e 2024 dhe 210 pensionistë të rimbursuar totalisht me ilaçe. Mesatarisht i kemi 30% të lira ilaçet megjithëse shumë gjëra janë shtrenjtuar. Përsa i përket bukës aty ndahemi bashkë dhe s’kemi çfarë flasim më”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka për Shqipërinë pasaporta europiane që sipas tij nuk ka bëjë vetëm me lëvizjen e lirë, por ndikimin pozitiv që do të ketë te studentët që duan të studiojnë jashtë, ndikimi pozitiv edhe për emigrantët që akoma nuk janë pajisur me dokumentet përkatëse.

“Jetojmë në një botë të re, nuk jemi në bunkierin e Enver Hoxhës, jetojmë në Europë dhe duhet të jemi dhe do të jemi. Me hyrjen në BE Shqipëria bëhet e madhe sa BE dhe BE bëhet e vogël sa Shqipëria. Ne jo vetëm që do ta lëvizëm lirisht, por do të ndalojmë ku të duam sepse sot për sot lëvizim pa viza po nuk mund të shkojmë ku të duam.

Kur prindërit duan të çojnë me studime fëmijët, ata janë studentë të huaj me kuota të veçantë që do të futen aty brenda kuotave dhe me tarifa të tjera më të shtrenjta. Me pasaportën europiane fëmijët shkojnë studiojnë si studentët europian, njësoj. Ti shkon atje dhe je qytetar europian. Emigrantët që janë në Greqi që nuk kanë marr akoma letrat për arsyet që i dimë me pasaportën europiane janë njësoj si grekët, nuk kanë nevojë fare për pasportën greke. I mjafton pasaporta europiane e Shqipërisë sepse ka të njëjtën vlerë para ligjit, ka të njëjtën vlerë përpara sigurimit, ka të njëjtën vlerë edhe kur shkon të marrësh një letër te mjeku”, tha Rama.

Next Post
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë paraqitet në SPAK

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Po ashtu si thu ti k/hajduti i shqiptarve eshte,pore mose anashkalo te verteten.Jemi i vetimi popull ne rajon e ne eureope qe mbajme ne pushtet TRE 3 mashtrues,hajdute e dhunues te votes e te popullit.Ne vendet e rajonit,e te europs,sa e sa qeveri e shtetare te qeverive,kane humbur,e jane larguar e harruar.Tani thuaje vete te verteten,po te keshe gje te perbashket me rrealitetin.Ju mbani njeri tjetrin,ka plot 34 vjetet,qe keni bere e vazhdoni te beni marrveshje te pista,antishqiptare,ndaj popullit mjeran.Ne nuke jemi te zotet tju largojme,duhen protesta masive e te pa nderprera,deri sa ju te largoheni.Ju ndytsirat,e pasardhesit e baballarve tuaj,turpe te keni,qe roberoni nji popuull te pa zotin.Thefshi qafen,Zoti ju dhashte belane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In