• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, podcast me një biznesmen: Është një fazë shumë kritike për ekonominë edhe për sipërmarrjet, jo vetëm në Shqipëri

by Java News
29/04/2023 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, siç e ka bërë zakon, çdo fundjavë poston nga një episod të ri nga podkasti i tij “Flasim”.

Këtë të shtunë me të ka qenë sipërmarrësi Agim Xhindoli. Ky i fundit flet për shumëçka që nga lufta për mbijetesë, emigrimi dhe vlerën e punonjësve në suksesin e një ndërmarrjeje.

E këtu bien dakord që punonjësit janë pjesa më e rëndësishme një biznesi dhe se aktualisht është një moment kritik në të gjithë botën për krahun e punës.

Agim Xhindoli: Hajde – i thashë unë. Derën e ke të hapur. Madje të gjithë këta punëtorët që kanë ikur, unë i them, ik provoje, dera hapur është. Edhe janë kthyer.

Kryeministri Edi Rama: Është një fazë shumë kritike kjo në fakt për ekonominë edhe për sipërmarrjet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën po në Shqipëri është një fazë shumë kritike sepse të themi të vërtetën biznesi yt dhe kjo kategori e këtij lloji mentaliteti dhe e kësaj lloj qasjeje me biznesin, nuk është e vetmja pamje e realitetit të biznesit shqiptar, ka edhe një pamje tjetër që është realiteti i shfrytëzimit të punonjësve deri në aty ku s’mban. Dhe ndërkohë le të marrim për shembull fasonët. Fasonët u krijuan në atë momentin kur siç e the dhe vetë, e the bukur, këtu ishte paga e kryetarit të komitetit ekzekutiv 10 mijë lekë të vjetra dhe pas pak erdhi momenti kur filluan që të marrin nga 50 e nga 60 dollarë e nga 70 në fillim, kështu që ishte goxha në atë kohë. Mirëpo tani, ka ardhur momenti që shumë nga ato gra që punuan 30 vjet tek makina qepëse, po dalin në pension. Ke shans ti që të ulësh në makinën qepëse një vajzë të re me një pagë, e cila është një pagë 300 mijë lekë të vjetra nga të cilat një pjesë ti një pjesë ia jep nën dorë  e një pjesë tjetër shkon ia merr prapë? Po këto janë akte që nuk përputhen më me kohën sepse e para, do të shkojë duke munguar krahu i punës, pra njerëzit duan të jenë të mirëpaguar; e dyta, nuk duhet të ndodhë që të vijë momenti që sipërmarrësit të gjenden si ai që tha; “ore, sa e mësova gomarin që të mos hajë, më ngordhi”.

Agim Xhindoli: Tamam, shumë e bukur.

Kryeministri Edi Rama: Që do të thotë që punonjësi është A-ja dhe ZH-ja e një biznesi. Po s’pate punonjësit, s’ke asgjë.

Agim Xhindoli: S’bën dot asgjë vetë.

Kryeministri Edi Rama: Kështu që në këtë pikë është realisht një moment kritik.

/s.f

Next Post
Qeni për zbulimin e drogës nxjerr zbuluar shqiptarët, çfarë u gjet në shtëpinë e tyre

Qeni për zbulimin e drogës nxjerr zbuluar shqiptarët, çfarë u gjet në shtëpinë e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Berat

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Berat

July 30, 2026
Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën

Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën

July 30, 2026
U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

July 30, 2026
Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatin

Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatin

July 30, 2026
Vendimet e Qeverisë/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

Vendimet e Qeverisë/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

July 30, 2026
Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

July 30, 2026
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

“Prej leckash nëse godisni policët”, PD reagon ndaj Gonxhes: Leri kërcënimet

July 30, 2026

Veliaj rikthehet në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e masës së arrestit

July 30, 2026
Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

July 30, 2026
Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com