• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Po punojmë për një program jashtëmësimor në shkollat tona për artet, zejet dhe sportet

by A R
20/12/2022 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për finalistët e konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”, kanë qenë të pranishëm dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe Kryeministri i vendit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Kryeministri Rama është shprehur se po punohet për një program jashtëmësimor në shkollat e vendit për artet, zejet dhe sportet me qëllim që t’u jepet më shumë mundësi fëmijëve që të kalojnë një pjesë të kohës së lirë duke ushqyer shqisat e tyre.

Kryeministri Rama ka deklaruar se rruga e artit nuk është e lehtë, por është shumë e bukur teksa i ka inkurajuar të gjithë të pranishmit që të vazhdojnë në këtë rrugë pavarësisht jetës së tyre profesionale në vazhdim.

Edi Rama: Unë kam qenë mësues pikture, pedagog në Akademinë e Arteve dhe nuk e kam harruar atë pjesë të jetës profesionale dhe mund të ju them që në pikturat tuaja, realisht kam parë talente mbreslënëse dhe uroj që ndonjë prej tyre të vazhdojë këtë rrugë, por nga ana tjetër ju këshilloj se pavarësisht se mund të zgjidhni një tjetër rrugë për jetën tuaj profesionale, të mos e lini këtë aktivitet të syrit, mendjes, duarve që ju jep mundëisnë të ushqeni fantazinë tuaj, të shkëputeni nga e përditshmja dhe të merreni me veten tuaj përballë kuadratit të bardhë të cilit pak nga pak i jepni jetë sepse është një ushtrim i mirë për mendjen e shpritin dhe e pasuron jetën e njeriut në rastet kur njeriut i është dhënë kjo dhunti.

Në të vërtetë, kjo na ka shtyrë të punojmë për programin, një program jashtëmësimor në shkollat tona për artet, zejet dhe sportet në mënyrë që t’i japim mundësi gjithë fëmijëve të kalojnë një pjesë të kohës së lirë duke ushqyer shqisat e tyre përmes një disipline të zejtarisë dhe kështu duke krijuar vepra, prodhime që në radhë të parë i vlejnë shumë syrit, mendjes, mënyrës së perceptimit të realitetit dhe lehtësimit të shpirtrave. Përtej faktit që shpresoj shumë që ndonjëri nga fëmijët të vazhdojë në këtë rrugë, është një rrugë e vështirë, por është shumë e bukur.  Dua të ju them se janë vërtetë punë të bukura, që me shumë kënaqësi do t’i shikoj të varura në mur dhe për këtë ju përgëzoj shumë, meritoni dhe nga një dhuratë simbolike.

/a.r

Next Post
Mitsotakis rikthehet në Shqipëri, me 22 dhjetor takime në jug! Burime: Do të shoqërohet nga Rama

Mitsotakis rikthehet në Shqipëri, me 22 dhjetor takime në jug! Burime: Do të shoqërohet nga Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In