• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Po hetohen 155 objekte në kategorinë e rrezikut! Verifikoni tokat për lagjet e reja, KÇK ka bërë të vetën

by Java News
07/12/2019 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hotelet duhet të zbrazen pas vitit të ri. Kështu deklaroi kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e fundit në kushtet e jashtëzakonshmërisë. Rama tha se hapja  dyerve duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse duan të qëndrojnë në hotel për festa edhe nëse nuk kanë dëme nga tërmeti.

Ai u shpreh se ka dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë: të marrin paratë dhe të gjejnë një shtëpi me qira derisa të mbarojë ndërtimi i shtëpive, ose të futen në shtëpitë me qira që i gjen shteti, ndërsa u shpreh se për ta është parashikuar edhe një fond shtesë për transportin.

Kryeministri deklaroi se do të nisë blerja e apartamenteve, ndërsa shtoi se do të negociohet me pronarët e apartamenteve stok për çmime të ulëta, pasi siç tha ai, ky nuk është rasti për të bërë tregti.

Rama tha Fondi Shqiptar i Zhvillimit bashkë me bashkitë duhet të përgatisin një raport me zonat ku do ndërtohet për të bërë verifikimin me hipotekë të çdo prone dhe se raporti duhet të jetë gati javën e ardhshme. Ai u shpreh se Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e hënë për ta ndarë punën me organizatat që të dislokohet fondi i tyre. Kreu i qeverisë deklaroi se po vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut.

Rama rikujtoi edhe njëherë afatin 15 Dhjetor për strehimin në banesa të atyre që kanë humbur familjarët nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai u shpreh se të gjithë ata që kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do sillen në Tiranë, pasi kanë përjetuar momente tmerri dhe nuk mund të qëndrojnë atje.

Kryeministri nuk ka pa shigjetuar edhe sot organizaten kriminale sic e ka quajtur ai, ‘KÇK’, ‘Kap Ça të kapësh’, duke theksuar se pavarësisht faktit që ajo mund të jetë tokë shtetërore, mund të ketë raste që mund të jetë grabitur.

“I jemi referuar pronës tokë-shtet, por KÇK ka bërë të veten, në kohën kur kemi bërë punë të tjera në gjithë këtë kohë dhe duhet verifikuar në hipotekë çdo pronë. Që mos të gjendemi me surpriza, kur të shohim që është tokë e cënuar dhe e kafshuar nga KÇK. Raporti duhet të jetë gati javën që vjen”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Strehimi i të prekurve nga tërmeti/ Rama: Të nisë blerja e apartamenteve, të negociohet me pronarët që i mbajnë stok

Strehimi i të prekurve nga tërmeti/ Rama: Të nisë blerja e apartamenteve, të negociohet me pronarët që i mbajnë stok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com