• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama po bën përshesh në sheshin elektoral që ka gjetur

by Eduard Zaloshnja
26/07/2025 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

PD-ja dhe LSI-ja morën së bashku vetëm 38 mijë vota më pak se PS-ja më 2021. Kurse sivjet, ato morën plot 328 mijë vota më pak se PS-ja. Dhe me 81-vjeçarin që ka në krye koalicioni i tyre, kjo diferencë vetëm mund të thellohet në vijim…

I ndodhur në një situatë të tillë komode, Rama ka filluar ta përdorë penelin e vet qeverisës pa e vrarë mendjen për kostot elektorale.

I pataksur nga katrahura në Lungomaren e tij të dashur dhe në administratën e Bashkisë Vlorë, Rama filloi një furtunë spastrimi në administratën e të gjitha bashkive të vendit, si dhe në trotuaret e qyteteve. Dhe çdo ditë ai njofton për furtuna të reja që do të përmbyllen (sipas tij) me një paketë ligjore të re për administrimin e territorit (kur të mblidhet Kuvendi në shtator).

Të gjitha furtunat e Ramës kanë kosto elektorale. Kështu, drejtuesit “e dorëhequr” të bashkive ishin aktivë në mbledhjen e votave për PS-në; shumë nga pronarët dhe punonjësit e lokaleve që janë prekur e do të preken nga spastrimi i trotuareve janë votues të PS-së; shumë nga pronarët dhe punonjësit e beach bar-eve dhe dyqankave që pengojnë pamjen e detit/liqenit në buzë të pedonaleve në plazhe janë votues të PS-së; shumë nga pronarët dhe punonjësit e bizneseve në buzë të rrugëve nacionale janë votues të PS-së; shumë nga “trimat” që bllokojnë hapësirat publike nëpër lagje janë votues të PS-së; shumë nga shitësit e vegjël që tregëtojnë bulmet, mish, etj pa faturë janë votues të PS-së.

Kur të përfundojnë furtunat ramore (dikur nga vjeshta), Rama do të ketë bërë të pakënaqur jo pak aktivistë dhe votues të PS-së. Por 81-vjeçari që ka përballë (armik i tij politik qysh nga dhjetori 1990) ia ka bërë të përballueshme çdo kosto elektorale – me një jastëk elektoral prej 328 mijë votash, Rama mund ta bëjë gjumin rehat.

Dhe gjasat janë që furtunat ramore nuk do të jenë vetëm territoriale. Furtunat mund të jenë edhe kuvendore. Meqënëse Rama mund t’i sigurojë 3/5 e votave në Kuvend me një të fishkëllyer, Kodi Penal, Kodi Rrugor, ndarja administrative e bashkive, paketa antikorrupsion, etj mund të bëhen siç i do ai.

Gjithashtu, furtunë pritet edhe në kabinetin qeveritar dhe në administratën qendrore. Të gjithë ata që kanë kontribuar deri më sot për sjelljen e votave në terren janë të skarcueshëm për Ramën – ai mund të sjellë njerëz të rinj në qeveri dhe në administratën qendrore, pa patur frikë për koston elektorale (me një jastëk elektoral prej 328 mijë votash, ai mund ta bëjë gjumin rehat).

Duke perifrazuar një shprehje të urtë popullore, mund të thuhet se Rama ka gjetur elektoralisht shesh dhe po bën përshesh…

Next Post
DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Ky është gjykim pd-ist, berish-ist z. Zaloshnja. Rama po nën shtet, jo përshish. Deri tani mund të thuash që përpiqej për shtet dhe krijoi një “antishtet” , ose një shtet të dobët korruptiv..
    Hapja e negociatave dhe premtimi nga BE për një Shqipëri 2030 tregon se pak gjëra duhen për tu korrigjuar. Kjo e sheshllonkave në bregdet është model europian, edhe këtu ku po rri unë tani në Greqi punohet në të zezë. Por Greqia është antare e BE- së që nga viti 1979 kur ne ishim si shtet në kufijtë e luftës të klasave. Nuk ka shtet në botë pa korrupsion biles sa më i zhvilluar është ekonomia aq më shumë ka të tillë ekonomi. Ndryshe nuk kuptohet Borxhet e mëdha që kanë shtetet e mëdha.
    Të përshëndes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In