• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Plani franko-gjerman mjaft i qartë. Kosova të bëjë pjesën e saj të marrëveshjes, pastaj BE e SHBA të merren me Serbinë

by Java News
17/02/2024 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën e Sigurisë në Mynih, duke diskutuar në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, Kryeministri Edi Rama, i pyetur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, tha se Prishtina zyrtare duhet të bëjë pjesën e saj dhe të lërë BE dhe SHBA të merren me Serbinë.

Sipas Ramës, është shumë e rëndësishme që Kosova të kuptojë se nuk është vetëm, por është me BE dhe SHBA dhe duhet të bëjë pjesën e saj në planin franko-gjerman, pavarësisht nga veprimet që bën Serbia.

“Por, s’duhen harruar ato që janë objektivat, dhe ku duhet të qëndrojë Kosova. Nuk duhet harruar kjo. Dua të them atë që është për t’u thënë. Kosova nuk po negocion me Serbinë, por po negocion me BE dhe SHBA, siç ne po negociojmë me BE. Çfarë dua të them se ka një plan franko-gjerman, që është mjaft i qartë, ka gjëra që duhet t’i bëjë njëra palë, dhe gjëra që duhet t’i bëjë pala tjetër. Pse duhet që Kosova të shkojë në Bruksel, ndërkohë që të mbaj anën e saj, të nënshkruajë 1, 2, 3, 4 apo pesë gjëra, të bëjë pjesën e saj dhe t’i lërë ata të merren me palën tjetër. Nuk është justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq”, shtoi Rama.

“Sepse në këtë kontekst, nuk ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë, por ka të bëjë me diçka që ndodh në një kuadër ku janë BE dhe SHBA. Serbia me gjithë progresin që ka bërë nuk është një vend etalon, për të thënë që ata po bëjnë këtë, atë tjetrën dhe pse jo. Ti bënë pjesën tënde. Ne në Shqipëri, dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqejnë të gjitha gjërat që bëjmë, por duhet të i bëjmë për të qenë së bashku në këtë komunitet. Kur ndonjëherë kur marrin vendimin, që sikur s’më duket i drejtë, nuk na takon që në këtë rast të bëjmë diçka të gabuar, na duhet të qëndrojmë së bashku”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi dhe shprehjen e Blinken në Tiranë.

“Ashtu siç Sekretari Blinken tha: Ne jemi krah për krah në kohë të mira dhe në kohë të këqija, në kohë të lehta dhe kohë të vështira. Kjo  është dhe qasja ime. Kemi fqinjë, që janë në BE. Dhe ato duhet të mos harrojnë që kur kanë të bëjnë me ne, duhet të marrin parasysh dhe marrëdhëniet e fqinjësisë, kanë një detyrim më shumë për të përfaqësuar atë që përfaqëson BE dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë. E njëjta gjë për ne, për Kosovën dhe Serbinë. Serbia duhet të vendosë. Por, Kosova nuk ka asgjë për të vendosur, është vendosur, është një vend pa dyshim në këtë komunitet me BE dhe SHBA”, nënvizoi ai./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In