• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Pezullojmë pagesën në Rrugën e Kombit, Basha: Po përpiqet të fitojë kohë!

by A R
05/04/2018 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Parlmaent se pagesa për Rrugën e Kombit nuk do fillojë pa u gjetur zgjidhja më e mirë e mundshme për banorët e zonës.

“Vendimi ynë është i qartë, ne nuk do të fillojmë sistemin e pagesës, pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme, të mundshme për atë zonë”, tha ai.

Ai madje u ka kërkuar ndjesë banorëve të zonës kur tha se kjo ishte eksperienca e parë për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë formë. Megjithatë Rama edhe nëjherë theksoi se qytetarët janë përdorur nga opozita si “mish për top” për interesat e tyre.

“U kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do t’ja kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjeshtë nga praktika ndëkormbëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë, nga pikëpamja psikologjike, për njerëzit e painformuar, dhe pastaj edhe të vendosur në shënjestrën e të tjerëve, opozitës por jo vetëm për tu përdorur si mish për top për axhendën e tyre”, deklaroi Rama.

Reagon Basha nga Vora/ Teksa ndodhej në Vorë në aksin rrugor të bllokuar, kryetari i PD Lulzm Basha u informua për vendimin e qeverisë për pezullimin e tarifës në Rrugën e Kombit deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë.

Basha tha se kjo ëhstë një tentaivë e Ramës për të fituar kohë, dhe opozita sipas tij nuk tërhiqet nga mosbindja civile deri në heqjen e plotë të tarifës dhe lirimin e protestuesve.

“Edi Rama duhet ta heqë taksën tërësisht dhe për të gjithë sepse kjo është taksë e padrejtë dhe e dyfishtë. E dyta Rama po përpiqet të fitojë kohë, të blejë kohë e pastaj t’i godasë qytetarët pabesisht nga prapa shpine. Ne jemi sot në krahë të qytetarëve që kërkojnë t’i jepet fund një regjimi që ka privatizuar shtetin. Ndaj reagimet e sotme përveçse janë të pabesueshme nuk zgjidhin thelbin e problemit të parë. Taksa duhet të anulohet tërësisht. Shqiptarët paguajnë 200 milionë euro në vit për rrugët. Të arrestuarit duhet të lirohen. Mosbindja civile do të vazhdojë deri në fund”, deklaroi Basha./a.m.

Pjesë e zgjeruar nga fjala e Ramës në Parlament:

Duhet të ishte e udhës që sot të kishim opozitën, por fatkeqësisht opozitë nuk është këtu pasi nuk është motivuar në perceptimin e banorëve të Kukësit.

Unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën e tyre. Por do të merrem me shpjegimin me durim të çështjes që ka sjellë shqetësimin legjitim të banorëve të Kukësit. Ajo që duhet përsëritur nga ana ime, qysh që në fillim të diskutimit, vetëdija për përgjegjësinë time dhe përgjegjësinë tonë për pamjaftueshmërinë tonë për shpjegimin e kësaj çështje. Nuk kemi bërë sa duhet, jo se kemi qenë indiferentë dhe kemi lënë me vetëdije në harresë, kështu siç është manipuluar, por thjeshte se nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të kësaj çështje.

Pa dashur  të justifikohem u kam kërkuar ndjesë publike banorëve dhe do u kërkoj sërish sa herë që të flasë për këtë temë, por jemi nisur nga praktika ndërkombëtare. Duke qenë një eksperiencë ë parë nuk kemi qenë të përgatitur se çfarë do të sillte  një risi e tillë.

Nuk do të fusim pagesën nëse nuk sqarojmë asnjë banorë dhe dëerisa që të jemi të qartë me atë që do bëjmë.

Do të arrijmë besoj që ta lehtësojmë barrën e tyre në mënyrë të ndjeshme dhe ta bëjmë të funksionojë sistemin. E rëndësishme është që ata të na kuptojnë ne se nuk ekziston në këtë botë, një udhëheqës apo një kryeministër apo përfaqësues i zgjedhur i popullit që të vendosë pagesa me dëshirë, apo nga qejfi i vet, që të vendosë detyrime që nuk janë të domosdoshme.

Ata që preferojnë të duartrokiten duke gabuar dhe duka ia lënë faturën njerëzve gjatë rrugës për të ruajtur rehatin e tyre dhe ata që preferojnë të shahen duke bërë gjënë e drejtë, në funksion të së nesërmes. Unë hyj të te dytët, midis duartrokitjeve duke marrë me të mirë një komunitet, apo bashkësi të tërë siç bën të tjerët, që i lanë njerëzit ca të paguajnë dhe të mos paguajnë dhe sharjeve duke bërë sot një gjë që shumëkush mund të mos e kuptojë që është e duhura për nesër unë zgjedh gjithmonë këtë të dytën, sepse ta shohësh greminën përpara njerëzve që udhëheq dhe ta lësh popullin që të ballafaqohet me greminën si e lanë të tjerët para nesh nuk hyjnë në raportin tim me njerëzit dhe unë e konsideroj tradhti të interesit të tyre dhe të fëmijëve të tyre.

“Të më marrin të keqen ata që thonë se harrova 21 Janarin…”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për pezulimin e pagesës për Rrugën e Kombit deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për banorët e zonës.

Në fjalimin e gjatë ai u ndal tek një sërë çështjesh duke mos harruar edhe akuzat se “ka harruar 21 Janarin”.

“Është drejtësia që duhet të bëjë drejtësi. Nuk ka qeveria asnjë të drejtë kushtetuese që të bëjë drejtësi. Kujt më thotë që ju e harruat atë që thatë që do shkojnë përpara drejtësisë që bënë 21 Janarin e Gërdecin i them: më merr te keqen, sepse jo vetëm që nuk e kemi harruar por kemi ndërmarrë reformën më të fortë që do vendosë në shina një sistem drejtësie që do marrë përpara ata që i ngulin çdo ditë thikë pas shpine këtij vendi”, tha Rama.

Sipas tij “nëse ka diçka që është e kuptueshme është padurimi i çdo shqiptari që nuk jeton si unë dhe si ju që nuk e kemi problemin se çfarë do hanë fëmijët tanë nesër dhe që kërkon drejtësi. Sistemi që kemi zgjedhur e përjashton mundësinë e drejtësisë së vendosur nga padurimi dhe është mundësia për të bërë drejtësi duke ngritur një sistem drejtësie të pastër. Atyre që më thonë se Vettingu është loja se këta ikin vetë, i them: e keni gabim. Të gjithë do japin llogari”.

 

Next Post
Protestuesit djegin goma në Bradashesh

Protestuesit djegin goma në Bradashesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema Kombëtare 2026 sjell ndryshime në masën 8 për mbështetjen e fermerëve, ja kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar

Skema Kombëtare 2026 sjell ndryshime në masën 8 për mbështetjen e fermerëve, ja kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar

June 6, 2026
Opozita tërhiqet nga protesta kombëtare! Berisha: Nuk rivalizojmë tubimin në Bulevard…

Opozita tërhiqet nga protesta kombëtare! Berisha: Nuk rivalizojmë tubimin në Bulevard…

June 6, 2026
Sot Shqipëria pret Luksemburgun në “Air Albania”, Maran gati për ndryshime në formacion

Sot Shqipëria pret Luksemburgun në “Air Albania”, Maran gati për ndryshime në formacion

June 6, 2026
Kina kundërshton dyfishimin e bllokadës dhe sanksioneve të SHBA ndaj Kubës

Kina kundërshton dyfishimin e bllokadës dhe sanksioneve të SHBA ndaj Kubës

June 6, 2026
“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

June 6, 2026
“S’ishte konflikte”/ Ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh, shpallet i zhdukur 35-vjeçari në Tiranë

“S’ishte konflikte”/ Ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh, shpallet i zhdukur 35-vjeçari në Tiranë

June 6, 2026
Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

June 6, 2026
Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite!

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite!

June 6, 2026
Pamje tronditëse në Ankara/ Babai var në dritare vajzën e tij 3-vjeçare pas një konflikti me bashkëshorten

Pamje tronditëse në Ankara/ Babai var në dritare vajzën e tij 3-vjeçare pas një konflikti me bashkëshorten

June 6, 2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In