• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama përshëndet Majkon: Flokët t’u zbardhën, por je pikë referimi për të rinjtë

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot fazën gjysmëfinale të FRESSH Voice, në Pallatin e Kongresve. Kreu i PS vlerësoi iniciuesit e kësaj gare, jurinë, Pandeli Majko, Elisa Spiropali dhe Arlinda Dudaj, ndërsa theksoi se FRESSH Voice mbetet një projekt i rëndësishëm politik për të ardhmen e Partisë Socilaliste.

Gjatë këtij takimi Rama iu drejtua të rinjve FRESSH-istë se pika e referimit për të ardhmen e tyre politike, mbetet një nga deputetët më jetëgjatë në radhët e PS, Pandeli Majko. Rama iu drejtua me batuta Majkos, duke theksuar se pavarësisht nga zbardhja e flokëve, ai mbetet pikë referimi.

“Pandi vuri në dispozicion të këtij projekti, simbolikën që ai simbolizon, si themelues i FRESSH-it, por edhe si dikush që ka ditur dhe ia ka dalë që në të gjithë këtë kohë jo të shkurtër në politikë dhe pavarësisht zbardhjes së flokëve nga koha që kalon, mbetet një pikë referimi për të rejat dhe të rinjtë. Mbetet edhe për veteranët një pikë referimi. Dua të falenderoj edhe Elisën, natyrisht dhe Gazin që e përmenda të fundit, por jo për nga rëndësia, kanë arritur të krijojnë një proces harmonik, që s’ka qenë i lehtë, ka pasur skepticizëm dhe ku dora dorës nuk është mundësuar thjesht prezantimi i atyre që aspirojnë të jenë lider të gjeneratës tjetër në PS, por edhe përfshirja e shumë të tjerëve. Po ju zbuloj diçka të vogël, edhe logoja e FRESSH Voice është produkt i një negociata të gjatë, mes meje dhe Pandit, me ndërmjetësimin e Elisës. Po të shikoni logon e parë, kjo e fundit është më e bukur se e para, pasi të parën e kisha bërë vetë pa pyetur fare”, u shpreh Rama.

Kreu i PS tha se synimi i projektit nuk është thjesht që të mundësohet identifikimi dhe zgjedhja e liderëve të rinj të FRESSH-it, por të zgjerojë rrjetin e njerëzve të përfshirë në këtë forum.

“Është shumë i rëndësishëm Forumi ynë rinor dhe është shumë domethënëse ambicia që ne kemi për këtë fazë tërësisht të ri, hapet me FRESSH Voice por nuk mbyllet me FRESSH Voice. Është një kohë ku komunikimi shumë i shpejtë dhe reduktimi i komunikimit për shkak të shpejtësisë, jo vetëm emocionet, bën që idetë të mbeten të padiskutuara, argumentet të pa thelluara dhe bën që shpesh faktet dhe referencat e fakteve të mbeten të anashkaluara. Dhe kështu, bën që rëndom zemrat e njerëzve tu mëshojnë emocionalisht gjithfarëlloj sharlatanësh, lajmesh, të rejash që vijnë në formën e gjësë që bëjnë efekt në pamje të parë”, tha Rama.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
“Librazhd”, biznesi i Eduard Selamit në SHBA

“Librazhd”, biznesi i Eduard Selamit në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In